Dymbëdhjetë shtete i shkruajnë BE-së: financoni muret kufitare

    Dymbëdhjetë shtete evropiane i kanë kërkuar BE -së mjete të reja për të mbrojtur kufijtë e jashtëm përballë flukseve të emigrantëve , gjithashtu dhe financimin evropian të gardheve dhe mureve.

    Kjo është ajo që shkruhet në letër dërguar Komisionit dhe presidencës së Këshillit të BE  nga ministrat e brendshëm të Austrisë, Qipros, Danimarkës, Greqisë, Lituanisë, Polonisë, Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë dhe Sllovakia.

    Çështja e forcimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit do të trajtohet nga takimi i Ministrave të Brendshëm të 27 Shteteve Anëtare të planifikuar të mbahet në Luksemburg.

    Lajmi Paraprak

    Si të shmangni vonesat e mëngjesit në punë

    Lajmi i rradhës

    Borrell i ‘ashpër’ me Bullgarinë, shkak Maqedonia e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë