“E ardhmja e RMV-së është europiane dhe nuk do të lejojmë që dikush ta rrezikojë këtë”

    Me konferencën e parë ndërqeveritare dhe procesin e skriningut edhe zyrtarisht ka filluar bisedimet për anëtarësim në BE, diçka që e kemi pritur që 17 vjet, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

    “Gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtojca, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të bisedimeve, në BE hymë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase.

    Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian edhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare.

    Me këtë kanë dështuar të gjithë gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjithë gënjeshtrat e pohuara për asimilim dhe bullgarizim që kanë shpërndarë VMRO-DPMNE dhe E Majta”, thonë nga LSDM.

    Nga atje shtojnë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është evropiane dhe nuk do të lejojmë që dikush ta rrezikojë këtë.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdojnë pritjet e gjata në kufi

    Lajmi i rradhës

    Ruskoska bën thirrje që të zbardhet se kush në këtë shtet lufton kundër krimit dhe kush e bën krimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë