Fotografitë nga arkivi tregojnë disa nga konfliktet e shumta në territorin e Ukrainës së sotme, teksa fuqitë lindore dhe perëndimore luftuan për kontrollin e rajonit gjatë shekullit XX. Në këtë fotogaleri janë përdorur emërtimet aktuale të vendeve.
Në fillim të shekullit XX, Perandoria Ruse kishte nën kontroll pjesën më të madhe të territorit të Ukrainën së sotme, ndërsa austro-hungarezët kishin nën kontroll një pjesë perëndimore [të Ukrainës]. Këto dy fuqi armiqësore luftuan për kontrollin e rajonit përgjatë Luftës së Parë Botërore.
Shkoda është prodhues çek i automobilave.
Gjenerali carist ishte përgjegjës për një nga ofensivat më vdekjeprurëse në historinë ushtarake, kur forcat ruse sulmuan linjat austro-hungareze në rajonet Lviv dhe Volyn në vitin 1916.
Më shumë se 1 milion ushtarë nga të dyja palët u plagosën rëndë ose u vranë në ofensivën Brusilov, e cila u konsiderua një sukses për fuqitë e Antantës. Brusilov u bashkua me Ushtrinë e Kuqe pas Revolucionit Bolshevik.
Pas revolucionit të vitit 1917 që përfshiu bolshevikët e Leninit në pushtet, Rusia doli nga Lufta e Parë Botërore, por negociatat formale për një marrëveshje paqeje me fuqitë qendrore dështuan. Gjermania, Austro-Hungaria dhe aleatët e tyre më pas sulmuan në pjesën më të madhe të Ukrainës së sotme në një ofensivë të quajtur ‘Operacioni Fist-Punch’ përpara se udhëheqësit e rinj komunistë të Rusisë më në fund të binin dakord për një marrëveshje të kushtueshme paqeje.
Në muajt e fundit të Luftës së Parë Botërore, forcat gjermane u bashkuan për pak kohë me ushtarët nacionalistë ukrainas në Krime për të larguar luftëtarët bolshevikë nga gadishulli.
Shevchenko ishte një poet që shkruante në gjuhën ukrainase dhe shquhej si figurë e lëvizjeve për pavarësinë e Ukrainës.
Pas rënies së Perandorisë austro-hungareze në vitin 1918, polakët etnikë dhe ukrainasit zhvilluan një luftë të ashpër për kontrollin e Lvivit, Zakarpattyas, dhe rajone të tjera të Ukrainës së sotme perëndimore.
Pas konfliktit, Lvivi u njoh si pjesë e Polonisë. Lvivi i bëri ballë edhe një herë sundimin sovjetik, më pas nazist, sovjetik, derisa u shpall qytet ukrainas në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Kur Gjermania naziste nisi operacionin Barbarossa, duke përfshirë kufijtë perëndimorë të BRSS-së, Ukraina Sovjetike pësoi pjesën më të madhe të sulmit. Miliona qytetarë ukrainas u vranë në pushtimin nazist dhe qindra mijëra hebrenj që jetonin në Ukrainën Sovjetike u veçuan për shfarosje.
Forcat italiane që luftonin në Bashkimin Sovjetik u vranë kryesisht nga Ushtria e Kuqe, kurse dhjetëra mijëra ushtarë italianë vdiqën derisa po mbaheshin robër nga sovjetikët.
Shumë nacionalistë ukrainas patën qëndrimin “armiku i armikut tim është miku im” ndaj pushtimit nazist, duke u dhënë meritën gjermanëve për dëbimin e bolshevikëve komunistë. Disa ukrainas morën pjesë aktive në vrasjet masive të hebrenjve, ndërsa të tjerë, “individë dhe nganjëherë fshatra të tëra”, rrezikuan gjithçka për të strehuar hebrenjtë nga nazistët.
Në sfond shihet një urë mbi lumin Dnjepër duke u djegur.
Kievi u dëmtua rëndë në betejën për qytetin dhe shpërthimet e minave të mbetura nga forcat e Ushtrisë së Kuqe pas tërheqjes.
Pas humbjes së Ushtrisë së Kuqe të forcave të udhëhequra nga gjermanët në Stalingrad, vala e përparimit nazist në të gjithë Bashkimin Sovjetik u kthye. Luftimet u kthyen përsëri në territorin e Ukrainës së sotme, ndërsa Ushtria e Kuqe Sovjetike u shty drejt perëndimit.
Pas fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, Ukraina u bë edhe një herë Republikë Sovjetike deri në vitin 1991, kur Ukraina shpalli pavarësinë e saj. /REL/