Afati i fundit për nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare me ShBA-në, i vendosur nga presidenti Donald Trump, skadon më 9 korrik dhe të gjitha vendet në botë po presin të shohin se çfarë do të thotë saktësisht kjo.
Më 2 prill, Trump prezantoi tarifa për një numër të madh vendesh, por shpejt e tërhoqi këtë veprim, ose e pezulloi atë për tre muaj, pasi tregjet reaguan negativisht.
Megjithatë, tre muaj më vonë, pavarësisht se Trump u mburr se do të “arrinte lehtësisht një marrëveshje”, vetëm tre vende kanë nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me ShBA-në.
Midis tyre është Vietnami, megjithëse marrëveshja me këtë vend është nënshkruar vetëm kohët e fundit dhe detajet janë ende të panjohura.
Konfuzioni rreth asaj që do të ndodhë saktësisht më 9 korrik u “intensifikua” edhe nga Trump me deklaratat e tij, në të cilat ai sugjeroi se as ai nuk është i sigurt se çfarë do të bëjë kur të skadojë afati.
Një nga idetë që ai përmendi ishte zgjatja e afatit për vendet që “negociojnë me mirëbesim”.
Po kështu, ai më parë sugjeroi se do ta shkurtonte afatin dhe do të vendoste tarifat që njoftoi në prill më parë.
Përveç kësaj, Trump njoftoi se do të fillojë t’u dërgojë letra udhëheqësve të vendeve që këtë javë dhe se do t’i rrisë tarifat.