Edhe pas përfundimit të afatit, letërnjoftimet do të vlejnë brenda në RMV

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se letërnjoftimet, të cilat janë për përdorim të brendshëm, do të vlejnë edhe pas përfundimit të afatit për zëvendësimin e tyre, ndërsa për pasaportat do të shqyrtohen të gjitha opsionet.

    “Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet në mënyrë që nëse është e nevojshme, të zgjatet afati i tyre, pasi ato u shërbejnë qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit”, tha Kovaçevski.

    Ai njoftoi se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar tashmë një milion e dyqindmijë pasaporta të reja në vend.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri për iniciativën e VMRO-DPMNE-së tha se Gjykata Kushtetuese do të japë mendimin e saj.

    Lajmi Paraprak

    Geer: korrupsioni minon ekonominë dhe është burim padrejtësie në RMV

    Lajmi i rradhës

    Lamine Yamal thyen edhe një rekord tjetër të madh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë