Toka e përpunuar me prodhimtari bujqësore ka shënuar ulje në vitin 2024, krahasuar me vitin paraprak. Në disa kultura, si shembull drithërat, ka pasur rritje.
“Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 toka e përpunuar me prodhimtari bujqësore organike është zvogëluar për 10.0 %. ”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar se në vitin 2024 me prodhime bujqësore organike janë marrë 873 prodhues.
Më së shumti sipërfaqe te prodhimtaria organike kapin drithërat (1 862 hektarë), pastaj kulturat foragjere (861 hektarë) dhe pemët (749 hektarë). Krahasuar me vitin paraprak, prodhimi i dritharëve shënoi rritje për 10.8 %, ndërsa te kulturat industriale është ulur për 48.4 përqind.
“Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 4 130 hektarë tokë e përpunueshme nga e cila 1 477 hektarë janë sipërfaqe të prodhimit organik në tranzicion”, sqaroi Enti.
Prodhimtaria e kulturave foragjere ka shënuar rritje për 27.8 përqind, ajo te perimet është ulur për 18.3 përqind, te pemët është rritur për 4.8 përqind, ndërsa te vreshtat kemi ulje për 33.1 përqind.
“Prodhimtaria e mjaltit organik në vitin 2024 është ulur për 9.3 % krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i familjeve të bletëve në të njëjtën periudhë është rritur për 1.9 %”, sqaroi Enti, duke theksuar se janë regjistruar 11 153 familje të bletëve.