Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë

    Me rënien e temperaturave dhe fillimin e muajve të ftohtë shumë pyesin se kur është koha më e mirë për të ndezur ngrohjen dhe çfarë temperature duhet vendosur, për të pasur fatura energjie të menaxhueshme.

    Duke qenë se kostoja e jetesës është bërë një shqetësim, gjetja e ekuilibrit të duhur midis ngrohjes dhe kursimit të energjisë është më e rëndësishme se kurrë.

    Fatmirësisht, ekspertët e energjisë në Utility Bidder kanë ndarë njohuritë e tyre për temperaturën optimale që duhet të jetë në dobi të shëndetit dhe financave tuaja.

    James Longley, drejtor menaxhues në Utility Bidder, rekomandon vendosjen e temperaturës tuaj midis 18 gradë Celsius dhe 21 gradë Celsius gjatë muajve më të ftohtë.

    Kjo gamë jo vetëm që ndihmon në menaxhimin e kostove të ngrohjes, por është gjithashtu kritike për sigurimin e shëndetit dhe rehatisë.

    “Studimet kanë treguar se ngrohja e shtëpisë tuaj midis 18 dhe 21 gradë Celsius është ideale për të qëndruar të ngrohtë pa i rritur faturat tuaja të energjisë”, shpjegoi Longley.

    “Kjo temperaturë mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila rekomandon ngrohjen e shtëpive në të paktën 18 gradë Celsius për të ruajtur një shëndet të mirë dhe një rutinë pozitive të gjumit”.

    Lajmi Paraprak

    Baerbock optimiste se do te ketë një zgjidhje për CEFTA-n

    Lajmi i rradhës

    Suplementët më të mirë kundër stresit

    Lajme tjera

    Borxhi publik, brengosës

    Borxhet e pashlyera apo të “fshehta” të ndërmarrjeve publike të themeluara nga shteti, komunat, dhe shoqëritë tregtare që…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë