“Ekonomia nuk është ndër prioritetet e qeverisë aktuale”

    Kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot qëndroi në Odën Ekonomike të RMV-së më çrrastë bashkë me kreun e OE-së biseduan për çështjet ekonomike me theks të veçantë krizën energjetike.

    “Oda Ekonomike i trajton të gjitha temat e rëndësishme për biznesin. Sot biseduam për dy çështje të rëndësishme që paralajmërojnë një mobilizim të përgjithshëm në shtet. E para kriza energjetike do të zgjas sigurisht e dhe vitin tjetër. E dyta është se kemi qëndrim të përbashkët me partinë më të madhe opozitare, e ajo është se nevojitet një marrëveshje të re ekonomike me shtetin”, tha Azeski.

    Ndërkohë kreu i partisë më të madhe opozitare Kristijan Mickoski tha se ai dhe partia e tij kanë përshtypjen se ekonomia nuk është ndër prioritetet e qeverisë aktuale.

    “Sfidat janë të mëdha, por problemet edhe më të mëdha. Jemi të brengosur se çfarë ardhmëri e pret ekonominë tonë, e me këtë edhe vetë shtetin”, tha Mickoski.

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se partia e tij nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës pavarësisht rezultateve që do të dalin nga referendumi i mundshëm.

    “Pavarësisht nga rezultati i referendumit, VMRO-DPMNE si parti politike nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana. Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i referendumit”, deklaroi Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Gracka e konsumizmit dhe sindroma e “budallallëk material”…

    Lajmi i rradhës

    Çmimet e karburanteve në vend do të jenë për një denarë më lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë