Ekspertët: Planifikimi i buxhetit për investimet kapitale, premtim parazgjedhor

    Planifikimi i buxhetit me 700,000,000 € vetëm për investime kapitale është një premtim parazgjedhor, thonë ekspertët e ekonomisë. Në vitin kur janë të parapara dy cikle zgjedhore, proklamimi që do bëhen mrekulli në ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave, infrastrukturës nëntokësore e të tjera, do të mbetet vetëm një skicë në letër thotë profesori universitar Nasir Selimi. Sipas tij, çdo vit këto projeksione janë promovuar se do arrihen brenda një viti buxhetor, por pastaj me rebalancin e buxhetit janë ridestinuar për shpenzime të tjera jo produktive, siç janë pagat në sektorin publik, pensionet dhe ndihmat sociale.

    “Kemi dy faktorë kryesorë, e para është gjendja politike-ekonomike globale m luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme dhe faktori dytë është gjendja aktuale në vend. Siç e dini viti e ardhshëm pritet të kemi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, kurse nga ana tjetër është plotësimi i një kushti për integrimet në BE, pra ndryshimet kushtetuese, që të gjitha kanë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Nasir Selimi, Profesor universitar ekonomik.

    Por nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, thonë që ekonomia e vendit duhet të bëhet e pavarur duke u rimëkëmbur dhe ti afrohet rritjes mesatare evropiane, e cila aktualisht është në gjysmë të rrugës: 2,3%.

    Nga FMN apelojnë për vazhdim të reformave në politikën fiskale dhe zgjerimin e bazës tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin. Ata sugjerojnë se është e nevojshme të reduktohen lirimet nga TVSH-ja dhe të rriten taksat e akcizës.

    “Ne mbështesim synimet e autoriteteve për të ulur deficitin buxhetor vitin e ardhshëm. Këtë vit presim që të arrini të përmbushni objektivin nominal të buxhetit i cili tashmë është i barabartë me 4,7 % të PBB-së, mbështetur nga politika e fundit të tatimit të solidaritetit. Inflacioni është në rënie falë shtrëngimit të politikës monetare dhe normalizimit të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në nivel global. Megjithatë, rreziqet në rritje të inflacionit janë ende të rëndësishme”, njoftojnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    Për sektorin e biznesit është e rëndësishme të realizohen investimet e planifikuara kapitale. Nëse paratë e destinuara për ndërtim ripërdoren për diçka tjetër dhe kthehen në populizëm, ekonomia nuk mund të rritet vetvetiu, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

    Qeveria çdo vit në nëntor apo dhjetor parasheh investime kapitale, buxhet zhvillimor etj., e më pas në vitin e ardhshëm bëhet rebalanci i buxheti disa herë dhe mjetet nga ai buxhet shkurtohen për investimet kapitale të planifikuara më parë”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

    Për vitin e ardhshëm, si çdo vit më parë, autoritetet planifikojnë të shpenzojnë më shumë para sesa kanë në dispozicion. Sipas Qeverisë, buxheti i propozuar për vitin 2024 duhet të jetë 5,5 miliardë euro, por nga ekzekutivi thonë se nuk do të mbledhin as pesë miliardë euro në arkën e shtetit. Matematika është e thjeshtë: mungojnë mbi gjysmë miliardë euro për të përmbushur të gjitha objektivat për vitin e ardhshëm. Por, ky nuk është problem për qeverinë aktuale, kur ka para në banka me kamata të majme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rrugët e reja (të vjetra) shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Kryqi gjigant në Kodrën e Diellit, reagon Komuna: Nuk kemi dhënë leje për kryqin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë