EKSPORTI DHE IMPORTI ME RËNIE / Këmbimi më i madh me Greqinë dhe Serbinë

    Vëllimi i përgjithshëm i këmbimit tregtar për periudhën janar-dhjetor 2024 në Maqedoninë e Veriut ka qenë më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë, ndërsa sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, është shënuar rënie në eksportin dhe importin për vitin 2024.

    “Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar-dhjetor 2024 është 478.808.000 denarë, me ç’rast shënon rënie prej 6.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar janar-dhjetor 2024 është 680.709.000 denarë që është më pak për 0.8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në publikimin e ESHS.

    Deficiti tregtar për periudhën janar-dhjetor 2024 është 201.901.000 milionë denarë, ndërsa mbulimi i importit me eksport është 70.3%. Sipas ESHS-së, këmbimi tregtar sipas prodhimit tregon se në eksport pjesëmarrje më të madhe kanë katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose kompozimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avion ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë tjerë mbajtës.

    “Në import më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tij, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike”, njoftojnë nga ESHS.

    Këmbimi tregtar i shprehur në euro dhe dollar amerikan sipas tyre, në periudhën janar-dhjetor 2024 është 7 781,2 milion euro dhe krahasuar me vitin paraprak ka shënuar rënie prej 6,5%. Rënie prej 0,8% ka shënuar edhe vlera e mallit të importuar dhe arrin shifrën prej 11,062,4 milion euro. Deficiti tregtar është 3 281,2 milion euro.  

    “Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut janar-dhjetor 2024 është 8 425,3 milion dollar amerikan dhe shënon rënie prej 6,4% krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti paraprak. Vlera e mallit të importuar është 11 969,6 milion dollarë amerikan, që është për 0,7% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

    Deficiti tregtar në periudhën janar-dhjetor 2024 është 3 544,4 milion dollarë amerikan. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    PUSHTETI DO DORËHEQJE OSE SHKARKIM! / Vazhdojnë reagimet për Këshillin Gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Kasami: do të bashkëpunojmë me VMRO-në në zgjedhjet lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë