Erdogan dënoi arrestimin e gazetarëve turq në Gjermani: Shkelje e lirisë së medias

    Lideri turk ka deklaruar se në këtë formë gjermanët po cenojnë lirinë e medias.

    “Ne e konsiderojmë të papranueshme që forcat gjermane të sigurisë arrestuan gazetarë turq për shkak të fjalëve të një anëtari të arratisur të FETO-s. Ajo që u bë në Gjermani është shkelje e lirisë së medias”, tha ai në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

    Pas një ankese të anëtarëve të FETO-s, Cevheri Guven dhe Ercan Karakoyun, forcat gjermane të sigurisë bastisën shtëpitë e shefit të Sabah për Gjermani, Ismail Erel dhe redaktorit evropian, Cemil Albay herët në mëngjes dhe i arrestuan të dy.

    Raportohet se të dy gazetarët u lanë të lirë pak orë më vonë, raporton abc.

    Policia kontrolloi gjithashtu zyrat e Sabah në Frankfurt dhe sekuestroi kompjuterët dhe celularët e Erel dhe Albay. 

    Lajmi Paraprak

    Shpjegohet nga ekspertët: Qumështi i nënës mund të qëndrojë për disa orë para konsumimit

    Lajmi i rradhës

    Turqi: Fushatë zgjedhore me armiqësi ndaj refugjatëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë