ESHS: Gjithsej janë regjistruar 199.313 persona

    Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se gjithsej janë regjistruar 199.313 persona, 57.470 ekonomi familjare dhe 65.222 banesa në katër ditët e para të regjistrimit të popullsisë.

    Mundësinë e vetregjistrimit jashtë vendit në mërgatë deri dje e kanë shfrytëzuar 192.095 persona.

    Ndryshe, regjistrimi i popullatës, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoninë e Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

    Regjistrimi duhej të përfundojë në prill të këtij viti, por pas marrëveshjes mes Zaev dhe Mickoskit, regjistrimi i u shty për në shtator.

    Lajmi Paraprak

    A është normale që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja që në klasë të parë?

    Lajmi i rradhës

    Të dielën zhvillohen sfidat në Ligën e Parë dhe të Dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë