Është përhapur mashtrimi me dërgesa postare në rrjetet sociale dhe emaile

    Në rrjetet sociale shfaqen dezinformata për dërgesat postare dhe shumën që duhet të paguajë shfrytëzuesi për të marrë dërgesën e vet, njoftuan nga ShA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, duke u distancuar nga këto njoftime. Kur të shtypni në link, hapet një dritare në të cilën duhet të lihen të dhënat e kartës së kreditit.

    Një mesazh me përmbajtje të tillë u ka mbërritur në e-mail shumë qytetarëve.

    “SHA ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ nuk qëndron pas këtyre njoftimeve, ndërsa çdo përfaqësim i paautorizuar në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut është abuzim klasik dhe i nënshtrohet përgjegjësive penale dhe të tjera ligjore. Të gjitha rastet e tilla që arrijnë tek ne dokumentohen menjëherë dhe raportohen në Ministrinë e Brendshme për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Postës së RMV-së.

    Nga atje kujtojnë se njoftimi i vetëm dhe zyrtar për dërgimin e dërgesave tuaja bëhet nga korrierët e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Konfiskohen 5 kilogramë ari në vendkalimin kufitar Bllacë

    Lajmi i rradhës

    Rezultatet e regjistrimit priten të publikohen në fund të muajit mars

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë