Eurothink: 50% e të anketuarve mendojnë se policia është e partizuar dhe nuk kanë besim te institucioni përkatës

    Në rang vendi, qytetarët e Pollogut më së shumti kanë besim tek policia. Këtë e tregojnë anketat që ka realizuar qendra Eurothink me 160 qytetarë të rajonit të Pollogut. Nga Policia e Tetovës thonë gjithmonë për çdo kërkesë dhe për çdo qytetar, janë të disponueshëm dhe në shërbim.

    Nga qendra Eurothink, thonë se këshillat lokale për preventivë janë shumë të pak aktive, ndërsa edhe në ato komuna ku janë aktiv, të njëjtat nuk përkrahen nga pushteti lokal.

    Edhe në bazë të këtij hulumtimi 50% e të anketuarve mendojnë se policia është e partizuar, ndërsa në nivel shtetëror kjo përqindje është 60 %.

    Gjysma e banorëve të Pollogut nuk kanë besim pothuajse aspak në policinë e qytetit.

    Kërkojnë siguri më të madhe dhe angazhim më të madh për të parandaluar kaosin dhe vjedhjet e shumta.

    “Aspak s`kemi besim, ja shihni vetë si është nuk ndërmarrin masa. Në mes të rrugës janë parku gjithë, asnjëherë asnjë polic nuk vjen të reagoj.  Policia vetëm duhet ta bëj punën që i takon me Ligj, ti pastroj rrugët, asgjë tjetër”, thotë një banor.

    “Duhet të jetë më transparentë, duhet të jetë më shumë në rrugë, të ketë rend më shumë dhe kontrolle sepse unë e dini lëvizi shumë në qytet por edhe jemi të papërgjegjshëm si qytetarë. Gjithnjë ka qenë kështu, unë e shoh kur e ndal policia dikë kap telefonin thirr dikë, por nëse vazhdohet kështu s`na shkruhet mirë, pra ka ndikim, ndikim ka politika këtu gjithnjë dhe për fat të keq do të ketë”, shprehet një banor tjetër.

    “Tani besim kam deri diku. Momentalisht siguri ka por deri në një masë, por për sigurinë e qytetarëve duhet gjithnjë më shumë angazhim sidomos e trafikut dhe e rendit publik”, thekson një banor.

    Sipas një hulumtimi të Eurothink rreth 50 për qind e të anketuarve në Pollog, kanë bindjen se, policia është nën kthetrat e politikës, dhe qarqeve biznesore.

    “Sa policia është e pavarur nga interesat partiake, biznesore dhe të qeverisë, këtë pyetje e shtruam në anketë dhe në nivel të shtetit, 63 për qind nuk mendojnë se policia është e pavarur nga këto qarqe, ndërsa në regjionin e Pollogut, 50 për qind, nuk mendojnë se policia është e pavarur nga interesat partiake politike dhe të biznesit”, tha Aleksandar Stojanovski hulumtues i Qendrës për Strategji Evropiane.

    Nga Policia e Tetovës theksojnë se punojnë në bazë të Ligjit, ndërsa apeluan qytetarët që të denoncojnë lëshimet eventuale.

    “Informoj qytetarët që kanë një mendim të atillë që për çdo mangësi, lëshim apo informacion që kanë me këto problematika t`i denoncojnë sepse në Polici ka kontroll të brendshëm  që ndërmerr masa adekuate me çdo shkelje që ndodhën në terren”, u shpreh Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Një projekt europian për gjuhën

    Lajmi i rradhës

    Ndërtoi pa leje në Kodrën e Diellit, MPB me kallëzim penal ndaj 69-vjeçarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë