Familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan kërkojnë përgjegjësi nga policia dhe spitali për mungesë ndihme emergjente

    Diskoteka Pulse në Koçan / Fotografia: Wikipedia

    Në marshin e djeshëm familjarët e viktimave në tragjedinë e Koçanit kërkuan që policët që ndërhynë në diskotekë atë natë, si dhe drejtori dhe personeli mjekësor që punonin në spitalin e Koçanit, të mbahen përgjegjës, sepse, sipas tyre, punuan pa materialet dhe oksigjenin e nevojshëm dhe nuk ishin në gjendje t’u ofronin ndihmë viktimave.

    Ata gjithashtu, përsëri, kërkuan përgjegjësi nga autoritetet lokale, nga inspektimet, duke theksuar se nuk janë të kënaqur me aktakuzën në të cilën 34 individë dhe tre persona juridikë duhet të mbahen përgjegjës për tragjedinë. 

    “Kjo nuk do t’i kthejë fëmijët tanë. Nëse diskoteka do të ishte mbyllur sepse nuk kishte licencë, fëmijët tanë nuk do të kishin vdekur”, tha një nga nënat. 

    Ajo tha se po lufton për të gjithë fëmijët, si për të vetët ashtu edhe për fëmijët tjetër.  

    Një nënë tjetër porositi gjyqtarët që të ulen shtrembër, por të gjykojnë drejt, dhe se kjo duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. 

    Lajmi Paraprak

    Përgjimi i qytetarëve në RMV për hetime në vitin 2024 është rritur për 23%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë