“Fati i lojërave” çon në pranga biznesmenin dhe dy bashkëpunëtorët në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, si rezultat i të cilit kanë rënë në pranga tre persona, konkretisht pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij, si dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë.

    “U arrestuan në flagrancë shtetasit: M.S (D) 33 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, pasi gjatë  kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore  në disponim të shtetasit M.S,  në lagjen ‘Partizani’ të qytetit të Shkodrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në  lokalin e tij.

    A.D., 37 vjeç dhe H. Y., 47 vjeç ,  për  veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin M.S,  organizonin  veprimtarinë  lojrave të fatit”, njofton policia.

    Nëntë personat e tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati të kundraligjshme.

    Si rezultat i operacionit është sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një shumë eurosh.

    Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Paralajmërohet reciprocitet me Serbinë për targat pas 15 shtatorit

    Lajmi i rradhës

    Më mirë të hash para apo pas stërvitjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë