Fazliu: Qytetarët janë të kënaqur me veprimin politik të BDI-së

    Deputeti Bedri Fazliu/Fotografia: Nistori

    Bedri Fazliu nga BDI, në “Magazina Ekonomike” në Alsat ka folur për 100 mijë eurot që partia e tij do t’i shpenzojë për një koncert. Ai nuk ka dhënë informacione shtesë në lidhje me paratë, derisa ka thënë se nuk e di sa është ajo shumë.

    “Unë këtë informacion nuk e kam se sa do të kushtojë manifestimi i BDI-së, por një është fakt se BDI, feston 20-vjetorin e saj në skenën politike në vendin tonë dhe i keni parë edhe reklamat që shkojnë se qytetarët janë të kënaqur me veprimin tonë politik”, ka thënë Fazli.

    Tutje autori i emisionit Ile Petrevski e ka pyetur Fazliun se “ato para nuk janë të buxhetit shtetëror, sigurisht kanë ndonjë fond të tyre. Ato janë para partiake, pse duhet të shpenzohen për një gjë të tillë?”

    “Nuk e di sa është ajo shumë”, ishte përgjigjja e vetme e Fazlit.

    Çfarë thonë nga BDI për rritjen e çmimeve?

    Fazliu deklaroi se duhet të jemi të vetëdijshëm se shteti është në kriza permanente të cilat sipas tij dërguan te rritja e çmimeve.

    “Ne si parti që jemi në pushtet kemi marrë masa, dhe ato masa ne duhet të jemi të vetëdijshëm për arsye se shteti jonë është në kriza permanente si COVID-19, kriza energjetike…dhe të gjitha këto kriza dërguan deri tek rritja e çmimeve në vendin tonë. Të gjitha këto çmime kanë impakt edhe në inflacion. Ne aspektin e ekonomisë teorike dhe praktike, ekzistojnë dy forma të luftës së këtyre krizave, dhe ato janë masat administrative dhe masat ekonomike, dhe të dy këto masa janë në afat të shkurtë ose të gjatë kohorë, dhe masat që ndërmori qeveria ishin në afat të shkurtër. Të gjithë ne e dimë dhe e kemi frikën e çmimit të naftës që është një çmim i cili prekë si pozitën ashtu edhe opozitën, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dhe qeveria doli me një qëndrim se në të ardhmen janë duke u përgatitur masat e reja në luftën e këtyre trendëve e të cilat do të jenë në afat të gjatë kohorë”, ka thënë Fazliu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ka ardhur koha përsëri për ndryshim në Shqipëri!

    Lajmi i rradhës

    Neziri: Nëse nuk caktohen masa lehtësuese, do të jetë shumë rëndë për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë