FBI: të shtënat kundër Trumpit “përpjekje për vrasje”

    Ish-presidenti amerikan, Trump u plagos lehtë në një miting zgjedhor në Pensilvani. Reagimet janë të tronditura. Presidenti, Biden e dënoi dhunën. Në SHBA ka shqetësim për zhvillimin e mëtejshëm të fushatës zgjedhore.

    Në një miting zgjedhor në Pensilvani të dielën një person ka qëlluar në drejtim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Një person burrë që ndodhej në afërsi të Trumpit u qëllua për vdekje. Dy persona të tjerë në miting u plagosën. Autori i dyshuar i sulmit u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë. Sipas mediave, personi që qëlloi në regjistra zgjedhorë në Pensilvani del si  republikan.

    Biden: Nuk ka vend për këtë lloj dhune në SHBA

    Presidenti amerikan, Joe Biden u shpreh pas sulmit, se është mirënjohës të dëgjoj, se Trumpi është në siguri dhe se është në gjendje të mirë. “Lutem për familjen e tij dhe për të gjithë që ishin  në mitin”, shtoi Biden. “Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si komb për të dënuar dhunën.”

    Presidenti Macron e dënoi dhunën dhe e quajti aktin e sulmit kundër Trump “një tragjedi për demokracitë tona”. Ambasadori gjerman në SHBA, Andreas Michaelis bëri fjalë për skena shokuese dhe theksoi se “nuk ka vend për dhunë politike”.

    Në mediat amerikane pas këtij sulmi është shprehur shqetësimi për zhvillimin e mëtejshëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ipeshkvët katolikë i dënuan të shtënat kundër Trumpit dhe bënë thirrje të lutei për paqen. “Së bashku me bashkëvëllezërit ipeshkvë e dënojmë dhunën politike dhe lutemi për Trumpin dhe për ata që u vranë dhe u plagosën”, deklaroi kreu i Konferencës së Ipeshkëve, Timothy Broglio. “Ne lutemi për vendin tonë dhe fundin e dhunës politike.

    Sulmi “përpjekje për vrasje”

    FBI-ja amerikane e konsideron këtë sulm “përpjekje për vrasje” të Donald Trumpit.  Këtë e bëri të ditur punonjësi i  FBI-së, Kevin Rojek në një konferencë shtypi. Kurse policia e shtetit federal tha se, nuk “ka shkaqe” për rrezik tjetër. Si autor i atentatit është identifikuar një 20-vjeçar nga Pensilvania.

    Të shtënat u dëgjuan menjëherë pas fillimit të mitingut të dielën në Pensilvani. Republikani Trump u plagos lehtë dhe në pamje shihej pak gjak në anë të kokës. Më pas nëpunës së shërbimit sekret e ulën Trumpin në tokë dhe e larguan nga vendi. Kreu i shtabit zgjedhor të Trumpit, Steven Cheung tha se, Trumpi ndjehet mirë dhe po merr kujdesin mjekësor. Më vonë ai u largua nga spitali dhe u nis me avion në Nju Xhersi. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Faktet që duhet t’i dini për ndeshjen Spanjë – Angli

    Lajmi i rradhës

    Bilanc i Kampionatit Europian – Një përrallë e vogël vere?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë