“Fekale gjithandej” / Liqeni i Ohrit rrezikon ta humbë statusin në UNESCO

    Liqeni i Ohrit / Fotografia: Nistori

    Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra në Evropë dhe ka statusin e Vendit të Trashëgimisë Botërore nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, e njohur si UNESCO, për speciet unike që jetojnë në të – por ai tani është në rrezik, shkruan REL, përcjell Nistori.

    Ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në liqen, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, po i mbyt peshqit dhe e ka shtyrë organizmin e OKB-së që të kërkojë pastrimin e tij.

    “Uji është gjithmonë i kuq, i verdhë, i kafenjtë…Lumenjtë që derdhen në të, nga të gjitha anët, janë të ndotur. Unë nuk kam notuar këtu që tre apo katër vjet. Nuk i besoj cilësisë së ujit. Nuk është i pastër. Shoh fekale gjithandej.”, thotë Tashko, banor i Ohrit.

    Ambientalistët paralajmërojnë se Ohri mund ta humbë statusin e UNESCO. UNESCO ka bërë 19 rekomandime për pastrimin e Ohrit.

    “Rreth 35% e amvisërive në këtë rajon nuk janë të lidhura me sistemin e kanalizimit.”, shprehet Gjoko Zoroski nga Ecotoursism 2016, Ohër.

    Autoritetet kanë thënë se do ta rinovojnë infrastrukturën e kanalizimit. Por, ka edhe plane për më shumë hotele dhe resorte. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të thotë nëse Maqedonia e Veriut futet në SEPA?

    Lajmi i rradhës

    AUV: edhe pse kopshti zoologjik në Shkup ka zbuluar një kafshë të ngordhur, nuk ka ndjekur procedurat ligjore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë