Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot dërgoi apel deri tek Qeveria që ta vë në diskutim publik Kodin e ri penal i cili siç tha ai është përgatitur dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë. Në lidhje me atë se përse tani ka ndryshim në qëndrim, duke qenë se me ndryshimet e mëparshme vjetërsoheshin një numër i madh lëndësh, shkaktuan reagime në publik dhe u justifikuan nga Qeveria e kaluar, ai tha se po e bën këtë si kryetar i ri i partisë tashmë opozitare, pasi panë reagimet negative të qytetarëve, por edhe në sferën profesionale, përcjell Nistori.
“Në Ministrinë e Drejtësisë ekziston një Kod Penal i hartuar në vitin 2017 kur ministre ishte Renata Deskovska. I propozoj Qeverisë që ta miratojë atë ligj dhe ta korrigjojë gabimin që kemi bërë”, tha Filipçe.
I pyetur se pse nuk i dëgjuan reagimet e opinionit, të cilat ishin mjaft të mprehta kur u propozua ky ligj, i cili i hoqi akuzat ndaj të gjithë zyrtarëve, Filipçe tha se këtë e kanë parë qartë në fushatë.
“Mendoj se nuk duhet shkuar verbërisht përpara, prandaj e ndaj për herë të parë këtë dhe pres që Qeveria të deklarohet për këtë propozim”, ka shtuar Filipçe.
Ai nuk e dinte pse, kur tashmë kishte një ligj të ri nga viti 2017, ai nuk u miratua, por u propozuan dhe u votuan ndryshime krejtësisht të reja.