Fillon përgatitja e draft-versionit të parë të Ligjit të ri për tekstet shkollore

    Një grup i përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve dhe palëve të interesuara në procesin edukativo-arsimor është duke punuar në përgatitjen e draft versionit të parë të Ligjit të ri për tekstet shkollore në shkollat ​​fillore dhe të mesme, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Ministria e Arsimit bën me dije se kjo është nismë e saj dhe e Shërbimit pedagogjik me të vetmin qëllim përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes së teksteve shkollore, uljen e gjasave për gabime të natyrave ndryshme në përmbajtje dhe thjeshtimin e procesit të prokurimit dhe dërgimit në kohë në shkolla.

    “Nevoja për një zgjidhje të re ligjore në interes të sistemit arsimor dhe cilësisë së procesit arsimor në vend është më se e dukshme për shkak të domosdoshmërisë së vendosjes së më shumë filtrave shtesë për kontroll gjatë përgatitjes dhe miratimit të përmbajtjes së teksteve, por edhe gjetja e mënyrës për të nxitur sa më shumë konkurrencën, gjegjësisht sa më i madh të jetë numri i autorëve me dorëshkrimet e tyre, si dhe recensentëve për miratimin e dorëshkrimeve për të aplikuar në shpalljet publike”, informon MASh.

    Në zgjidhjen e re ligjore, nënvizon Ministria, do të integrohen të gjitha propozimet konstruktive që kanë mbërritur në adresën e tij që nga muaji janar, kur publiku u ftua të jepte komente dhe sugjerime për zgjidhjen ekzistuese ligjore.

    “Debati publik do të vazhdojë me përcjelljen e projekt-zgjidhjes ligjore në Qeveri, prej nga do të publikohet në sistemin ENER dhe më pas do të përcillet në Kuvend për diskutim përfundimtar dhe miratim përfundimtar”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Ndryshe, libra me gabime të tilla nuk janë një “fenomen” i rrallë në Maqedoninë e Veriut. Libri i Gjeografisë për vitin e II, qëndroi me vite në kurrikulat mësimore edhe pse kishte përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve. Pavarësisht se shumë shpesh i ri-aktualizuar si problem dhe pavarësisht se shpesh në krye të MASh-it qëndronin ministra shqiptar, problemi përsëri nuk gjente zgjidhje. I njëjti tekst më në fund u tërhoq në mars të vitit 2021, ku pas konstatimeve të Komisionit recenezus vendimi për tu tërhequr ky libër nga kurikulat mësimore u nënshkrua nga ministrja e atëhershme e arsimit Milla Carovska. Për ekzistencën e këtij libri skandaloz, ku shqiptarët fyhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka pasur ndër vite arsyetime me bollëk, por zero përgjegjësi. Askush prej askujt, tekstualisht, nuk kërkoi përgjegjësi për miratimin apo lëshimin në përdorim të këtij libri dhe librave si ky. Udhëheqësit politik, janë shprehur vetëm se këto libra do të ndryshohen, por vetëm kaq, llogaridhënia nuk përmendet për asnjë moment.

    Përgjegjësia për lëshimin e një libri të tillë bie mbi disa instiucione arsimore, duke filluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe organi i saj – Njësia për Shërbim Pedagogjik, Komisioni Nacional, si dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit.

    Lajmi Paraprak

    Zyrtarët e BDI-së rrallë janë gjykuar, edhe më rrallë janë dënuar

    Lajmi i rradhës

    LIRIA NË BOTË | Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë