Fotografitë që u shpërblyen si më të mirat e vitit

    Evgeniy Maloletka nga agjencia e lajmeve Associated Press, është shpërblyer për fotografinë më të mirë të vitit, për pamjet që ka kapur në një spital të maternitetit në Mariupol, pasi ndërtesa është sulmuar nga raketat ruse.

    Çmimet u janë ndarë edhe disa fotografëve tjerë, në disa kategori.

    World Press Photo – që ka ndarë çmimet – është organizatë joqeveritare, e cila e mbështet gazetarinë përmes fotove.

    Fituesit e këtij viti janë zgjedhur në mesin e 60.000 aplikimeve nga 127 shtete. (Përgatiti: Krenare Cubolli)

    Iryna Kalinina, shtatzënë e plagosur, shihet duke u larguar nga një spital u maternitetit, i cili është sulmuar me raketa ruse. Iryna dhe foshnja e saj kanë vdekur pas orë pas sulmit, më 9 mars 2022. Evgeniy Maloletka, Associated Press.
    1Iryna Kalinina, shtatzënë e plagosur, shihet duke u larguar nga një spital u maternitetit, i cili është sulmuar me raketa ruse. Iryna dhe foshnja e saj kanë vdekur pas orë pas sulmit, më 9 mars 2022.

    Evgeniy Maloletka, Associated Press.
    Khalil Ahmad, 15-vjeçar, i fotografuar më 19 janar 2022, shihet në Herat të Afganistanit, pak pasi prindërit e tij ia kanë shitur veshkën për 3.500 dollarë amerikanë, për të blerë ushqime për familjen. Mungesa e vendeve të punës dhe vështirësitë ekonomike, kanë ndikuar në rritje të tregtisë ilegale me organe në Afganistan. Gazetari Mads Nissen nga Politiken/Panos Pictures është shpërblyer për temën, Çmimi i Paqes në Afganistan, të cilën e ka treguar përmes disa fotografive.
    2Khalil Ahmad, 15-vjeçar, i fotografuar më 19 janar 2022, shihet në Herat të Afganistanit, pak pasi prindërit e tij ia kanë shitur veshkën për 3.500 dollarë amerikanë, për të blerë ushqime për familjen.

    Mungesa e vendeve të punës dhe vështirësitë ekonomike, kanë ndikuar në rritje të tregtisë ilegale me organe në Afganistan.

    Gazetari Mads Nissen nga Politiken/Panos Pictures është shpërblyer për temën, Çmimi i Paqes në Afganistan, të cilën e ka treguar përmes disa fotografive.
    Gratë dhe fëmijët duke u lutur për bukë jashtë një furre buke në qendër të Kabulit, më 14 janar 2022. Mads Nissen, Politiken/Panos Pictures    
    3Gratë dhe fëmijët duke u lutur për bukë jashtë një furre buke në qendër të Kabulit, më 14 janar 2022.

    Mads Nissen, Politiken/Panos Pictures
     
     
    Qëndrimi i Islamit se “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe Muhamedi është i dërguari i tij”, shihet duke e mbuluar murin e ndërtesës ku ka qenë dikur Ambasada amerikane në Kabul. Mads Nissen, Politiken/Panos Pictures
    4Qëndrimi i Islamit se “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe Muhamedi është i dërguari i tij”, shihet duke e mbuluar murin e ndërtesës ku ka qenë dikur Ambasada amerikane në Kabul.

    Mads Nissen, Politiken/Panos Pictures
    Jaynagul Brjieva dhe familja e saj shihen në një banjë në Kirgizi më 9 mars 2021. Ujërat e banjave besohet se kanë veti shëruese. Fotografja Anush Babajanyan është shpërblyer për fotografitë më të mira në një projekt afatgjatë.    
    5Jaynagul Brjieva dhe familja e saj shihen në një banjë në Kirgizi më 9 mars 2021.

    Ujërat e banjave besohet se kanë veti shëruese.

    Fotografja Anush Babajanyan është shpërblyer për fotografitë më të mira në një projekt afatgjatë.


     
     
    Një banore e fshatit Istiqlol në Taxhikistan pushon afër serrës së saj në Lumin Vakhsh, më 23 mars 2022. Ajo e përdor ujin e lumit të afërt për të vaditur trangujt e saj. Anush Babajanyan, VII Photo/National Geographic Society    
    6Një banore e fshatit Istiqlol në Taxhikistan pushon afër serrës së saj në Lumin Vakhsh, më 23 mars 2022. Ajo e përdor ujin e lumit të afërt për të vaditur trangujt e saj.

    Anush Babajanyan, VII Photo/National Geographic Society
     
     
    Sonunbek Kadyrov shihet në atë që i është kthyer taksi ujore. Fotografia është bërë në Kyzyl-Beyit në Kirgizi më 16 mars 2022. Qasja e banorëve lokalë në rrugën kryesore, është bllokuar nga vërshimet që janë shkaktuar gjatë ndërtimit të digës Toktogul në vitet 1960. Anush Babajanyan, VII Photo/National Geographic Society    
    7Sonunbek Kadyrov shihet në atë që i është kthyer taksi ujore. Fotografia është bërë në Kyzyl-Beyit në Kirgizi më 16 mars 2022.

    Qasja e banorëve lokalë në rrugën kryesore, është bllokuar nga vërshimet që janë shkaktuar gjatë ndërtimit të digës Toktogul në vitet 1960.

    Anush Babajanyan, VII Photo/National Geographic Society
     
     
     Balta në Lumin Amu Darya në Uzbekistan e bën ujin të kuqërremtë, teksa niveli i ujit sa shkon e bie. Fotografi e 18 marsit 2019.  
    8 Balta në Lumin Amu Darya në Uzbekistan e bën ujin të kuqërremtë, teksa niveli i ujit sa shkon e bie.

    Fotografi e 18 marsit 2019.
    Kjo fotografi shpërfaq rreziqet me të cilat janë përballur protestuesit në rrugët e Iranit. Protestat kanë nisur në shtator të vitit 2022, pasi Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka vdekur sa ka qenë në mbajtje policore. Ajo është ndalur nga autoritetet, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet shaminë në kokë. Fotografi me autor anonim.
    9Kjo fotografi shpërfaq rreziqet me të cilat janë përballur protestuesit në rrugët e Iranit.

    Protestat kanë nisur në shtator të vitit 2022, pasi Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka vdekur sa ka qenë në mbajtje policore. Ajo është ndalur nga autoritetet, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet shaminë në kokë.

    Fotografi me autor anonim.
    Gazetarët dhe fotografët, që tentojnë të raportojnë për protestat, ndëshkohen nga regjimi iranian, duke nisur nga frikësimet e deri të abuzimet e ndryshme. Fotografët që i kanë bërë fotografitë në Iran, mbeten anonimë për arsye të sigurisë.  
    10Gazetarët dhe fotografët, që tentojnë të raportojnë për protestat, ndëshkohen nga regjimi iranian, duke nisur nga frikësimet e deri të abuzimet e ndryshme.

    Fotografët që i kanë bërë fotografitë në Iran, mbeten anonimë për arsye të sigurisë.
     
    Tjetër fotografi nga Irani.  
    11Tjetër fotografi nga Irani.
     
    E ndihmuar nga partneri i saj, Yevgeniy Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov, Yana Bachek shihet duke qarë mbi trupin e babait të saj, Victor Gubarev, i cili është vrarë, teksa ka qenë duke shkuar për të blerë bukë në Harkiv të Ukrainës, Fotografia është bërë më 18 prill 2022.   Alkis Konstantinidis, Reuters.    
    12E ndihmuar nga partneri i saj, Yevgeniy Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov, Yana Bachek shihet duke qarë mbi trupin e babait të saj, Victor Gubarev, i cili është vrarë, teksa ka qenë duke shkuar për të blerë bukë në Harkiv të Ukrainës,

    Fotografia është bërë më 18 prill 2022.
     
    Alkis Konstantinidis, Reuters.
    Tanke e ushtrisë ruse duke lëvizur në rrugët e Mariupolit në Ukrainë, më 11 mars 2022. Evgeniy Maloletka, AP
    13Tanke e ushtrisë ruse duke lëvizur në rrugët e Mariupolit në Ukrainë, më 11 mars 2022.

    Evgeniy Maloletka, AP
    Zhanna Goma (djathas) dhe fqinjët e saj fshihen në një bunker në Mariupol. 6 mars 2022. Evgeniy Maloletka, AP    
    14Zhanna Goma (djathas) dhe fqinjët e saj fshihen në një bunker në Mariupol. 6 mars 2022.

    Evgeniy Maloletka, AP
     
     
    Serhiy Kralya, civil i plagosur gjatë bombardimeve të forcave ruse, pushon pas një operimi në spitalin e Mariupolit. 11 mars 2022. Evgeniy Maloletka, AP    
    15Serhiy Kralya, civil i plagosur gjatë bombardimeve të forcave ruse, pushon pas një operimi në spitalin e Mariupolit. 11 mars 2022.

    Evgeniy Maloletka, AP
     
     
    Viktori shihet duke e bartur gruan e tij, Oksana Balandina, në një spital në Lviv të Ukrainës, më 14 maj 2022. Çifti është martuar derisa Oksana ka qenë në spital, dhe Viktori e ka bartur atë sikurse në fotografi, për ta realizuar kërcimin e parë. Emilio Morenatti, AP    
    16Viktori shihet duke e bartur gruan e tij, Oksana Balandina, në një spital në Lviv të Ukrainës, më 14 maj 2022.

    Çifti është martuar derisa Oksana ka qenë në spital, dhe Viktori e ka bartur atë sikurse në fotografi, për ta realizuar kërcimin e parë.

    Emilio Morenatti, AP
      Një grua iraniane shihet e ulur në një karrige, në një shesh me shumë qarkullim në Teheran, duke e sfiduar ligjin për mbulesë në kokë. Fotografi e 27 dhjetorit 2022. “Disa ditë pas vdekjes së Mahsa Aminit, kam ecur në Bulevardin Keshavarzi dhe e kam parë një turmë me burra dhe gra, të vjetër e të rinj, duke bërtitur diçka që unë nuk e kam dëgjuar kurrë më parë: Gra, Jetë, Liri. Më ka dhënë jetë, ka qenë emocionuese”, ka thënë ajo. Fotografi me autor anonim.  

    17 
    Një grua iraniane shihet e ulur në një karrige, në një shesh me shumë qarkullim në Teheran, duke e sfiduar ligjin për mbulesë në kokë.

    Fotografi e 27 dhjetorit 2022.

    “Disa ditë pas vdekjes së Mahsa Aminit, kam ecur në Bulevardin Keshavarzi dhe e kam parë një turmë me burra dhe gra, të vjetër e të rinj, duke bërtitur diçka që unë nuk e kam dëgjuar kurrë më parë: Gra, Jetë, Liri. Më ka dhënë jetë, ka qenë emocionuese”, ka thënë ajo.

    Fotografi me autor anonim. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Kina paralajmëron “pasoja të rrezikshme” nëse kritikohet për Tajvanin

    Lajmi i rradhës

    As pas liberalizimit, kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë