Frenon ekonomia europiane | Lufta e Ukrainës ul prognozën në mënyrë drastike!

    Pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen tashmë në ekonominë europiane, rritja e së cilës po ngadalësohet ndërsa inflacioni ka marrë të përpjetën.

    Shkaku kryesor i kësaj situate janë cmimet e energjisë. Konflikti ka bërë që Komisioni i BE-së ta ulë në mënyrë drastike parashikimin e tij të rritjes për ekonominë. Sipas prognozës së pranverës ekonomia e BE-së dhe e vendeve të eurozonës pritet të rritet këtë vit vetëm me 2.7 për qind në vend të katër për qind që pritej më parë. Parashikimi për inflacionin në vendet e eurozonës në vitin 2022  pothuajse është dyfishuar në 6.1 për qind.

    Autoritetet e Brukselit sqaruan se lufta në Ukrainë dhe mbi të gjitha çmimet e vazhdueshme të larta të energjisë dhe lëndëve të tjera të para po vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ekonomisë. Këtyre u shtohen edhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit. Për vitin e ardhshëm Komisioni supozon një rritje prej 2.3 për qind në BE dhe në eurozonë. Në prognozën e shkurtit komisioni kishte parashikuar për vitin 2023 një rritje prej 2.8 për qind për BE-në dhe 2.7 për qind për vendet e eurozonës.

    Edhe parashikimi për ekonominë gjermane u korrigjua gjithashtu ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Komisioni i BE-së parashikon për këtë vit vetëm rritje prej 1.6 për qind, në vend të 3.6 për qind që pritej më parë. Vitin e ardhshëm ekonomia më e madhe e Evropës, do të rritet me 2.4 për qind në vend të 2.6 për qind që ishte parashikuar më parë. /tch/

    Lajmi Paraprak

    A do të zëvendësohen orët e humbura për filloristët?!

    Lajmi i rradhës

    Revoltë dhe kërcënime, shpallet lista e personave që fitojnë të drejtën për banesa sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë