Frika dhe ankthi te fëmijët në RMV, pasojë e zënkave familjare

    Nga 208 telefonatat e pranuara në “Alo Bushavko” gjatë vitit të kaluar, fëmijët më së shumti kanë raportuar probleme psikologjike sikurse frikë, ankthi dhe zemërim, të cilat kanë buruar nga marrëdhëniet e prishura ndërmjet prindërve. Në linjën e ndihmës së fëmijëve, të ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi” problemet e raportuara kanë qenë kryesisht nga fëmijët e moshës shtatë deri në nëntë vjeç, nga të cilët 108 meshkuj dhe 87 femra.

    “Shëndeti mendor para dy vitesh ishte i përfaqësuar me 70% nga të gjitha thirrjet ndërsa vitin e kaluar ishte 74.2%. Shëndeti mendor i dëmtuar është në rritje me të gjitha mangësitë me të cilat ballafaqohen fëmijët por ajo që më së shumti shqetëson është fakti se vitin e kaluar kishim tre raste për tentim vetëvrasjeje apo mendime të tilla ku i zgjidhem në mënyrë pozitive njërën nga të cilat me intervenim urgjent të qendrës sociale dhe MPB-së arritëm të shpëtojmë një jetë fëmijë ndërsa dy tjerët me operatorët tonë”, tha Dragi Zmijanac – Themelues i “Megjashi”.

    Nga fëmijët që kanë kontaktuar “Alo Bushavko”, rreth 97 fëmijë janë ankuar për frikë dhe ankth, 93 për vështirësi me zemërim dhe 79 fëmijë kanë shprehur shqetësim të thellë për veten e tyre. Lloji më i shpeshtë i raportuar i dhunës ka qenë ajo emocionale por edhe 18 raste të fëmijëve kanë raportuar për dhunë fizike ndaj tyre.

    “Edhe pse jo të gjitha thirrjet ishin për dhunën digjitale, ne si grupe i “Alo Bushavkos” shumë shpesh hasim në atë që hapësira online është një nga nxitësit më të mëdhenj të gjendjes së tillë të fëmijëve”, tha Maja Velkovska – Koordinatore në “Megjashi”.

    Nga fëmijët gjithashtu janë raportuar edhe shkelje të të drejtave të fëmijëve në arsim. Nga gjithsej 18 raste, 16 kanë të bëjnë me parregullsi në marrëdhëniet me personelin mësimor apo profesional. Shumica e fëmijëve që kanë thirrur në numrin për ndihmë kanë qenë nga zonat urbane ndërsa sipas përkatësisë etnike, 168 nga thirrësit kanë qenë të përkatësisë maqedonase, 16 shqiptarë, 7 romë, ndërsa për 17 raste përkatësia etnike nuk është përcaktuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Schmidt e pezullon financimin buxhetor për partinë e Dodikut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë