“Fronti europian” i Ahmetit, komenton Mickoski: Do të ketë 10 deputetë më pak se VMRO-DPMNE-ja

    “Nuk do të ketë 2/3” dhe nëse pas zgjedhjeve do të ketë situatë të njëjtë me Bullgarinë, “do ta reformojmë Maqedoninë”, është shprehur lideri i opozitës maqedonase – VMRO-DPMNE – Hristijan Mickoski në TV21, përcjell Nistori.

    “Dhe ne nuk do të lëvizim nga qëndrimet tona asnjë milimetër. Nuk kërkojmë diçka që nuk na takon, që nuk është vlerë e europiane dhe të respektohen të drejtat tona. Unë nuk kërkoj diçka – ja për shembull teproj me kërkesa”, tha Mickoski.

    “Fronti europian” i Ahmetit, komenton Mickoski: Do të ketë 10 deputetë më pak se VMRO-DPMNE-ja

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka komentuar propozimin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ku bëri thirrje për bashkim të partive shqiptare dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në ombrellën e “Frontit europian”.

    Mickoski tha se ndodh ky koalicion, do të kenë 10 deputetë më pak se VMRO-DPMNE-ja.

    “Dallimi do të jetë minus 10 deputetë në dobi të VMRO-DPMNE-së. Kjo është në bazë të analizave, anketave… Ja, 10 deputetë më pak dallim. LSDM do të ketë 25 deputetë më pak”, tha Mickoski.

    Mickoski tregon se a do ta ndërpresë ndërtimin e Korridorit 8 nëse vjen në pushtet

    “Nëse nuk e vazhdojmë projektin do të paguajmë penale”.

    Kësisoj lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se edhe nëse vjen në pushtet, nuk do ta ndërpresë ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 edhe përskaj kritikave të shumta ndaj pushtetit aktual.

    “Nëse ne vijmë në pushtet themi se nuk na intereson ky projekt, do të kemi arbitrazh dhe tek ata nuk vlejnë ligjet tona, por të tyre. Atëherë do të kemi konflikt arbitrazhi dhe do të paguajmë penale”, tha më tej Mickoski.

    Duke folur për ndryshimet e Kodit Penal, me të cilat gjithashtu nuk pajtohet as ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, Mickoski përmendi dorëheqjen e Llogës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, kuvendi me rezolutë për sulmin e 24 shtatorit në veri

    Lajmi i rradhës

    Epoka e një mijë të vërtetave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë