Fronti Europian i kërkon VLEN-it mbështetje për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit online

    Fronti Evropian kërkon mbylljen e kazinove. Koalicioni që në shkurt të këtij viti kërkoi të rregullonte Ligjin për lojërat e fatit duke i larguar kazinotë nga shkollat dhe çerdhet, tani kërkon mbylljen e tyre të tërësishme. I bëjnë thirrje koalicionit VLEN që të mban premtimin e dhënë për mbylljen e kazinove.

    “Gjitha subjektet janë zotuar për një gjë të tillë. I keni deklarimet me zë dhe figurë të Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit për mbyllje totale të kazinove qoftë online apo edhe objekteve”, deklaroi Blerim Bexheti, Deputet i Frontit Evropian.

    Përveç kazinove, propozimi parashikon mbylljen edhe të lojërave të fatit online.

    “Propozim-ligji parashikon mbylljen e cdo forme të kazinove, qoftë me prezencë fizike qoftë edhe lojërat online”, tha Elmi Aziri, Deputet i Frontit Evropian.

    Propozimi për interpretim autentik të Ligjit mbi lojërat e fatit nga koalicioni VLEN parashikon gjetjen e mundësisë për mbylljen e lojërave të fatit online dhe vlerësimin e ligjshmërisë së vendimeve të sjella për organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Aktakuzë e re për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko

    Lajmi i rradhës

    VMRO DPMNE dhe LSDM reagojnë pse Gashi u lut për Srebrenicën në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë