Gashi: Hajdeni të garojmë në punë të mira

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi gjatë fjalimit të tij në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës u është drejtuar të pranishmëve me një fjalim unifikues, duke iu bërë thirrje të gjithë partive politike që të ndërtojnë një strategji që ndalon ikjen e të rinjve nga vendi, përmirësimin e ekonomisë, arsimit, njofton Nistori.

    “Mesazhi im që sonte desha ta dërgoj përmes jush, përmes mediave, deri te të gjithë oponentët tanë: t’i ulim shpatat. Se shpatat i ngritën ata vitin e kaluar, si duket ende nuk i kanë ulë. Ulni shpatat, se nuk kemi ne koka për të therur. Ne jemi gjithë vëllezër e motra, ne ua duam të mirën shqiptarëve, hajdeni të bëhemi bashkë dhe të garojmë për të mirën e shqiptarëve e jo të fyhemi dhe të shahemi mes vete”, ka deklaruar Gashi.

    Gashi ftoi të gjithë që të bëhemi shërbetorë të së mirës. Ne kemi shumë punë për të bërë, shqiptarët sot jetojnë në gjendje jo të mirë, duke filluar që nga ekonomia, infrastruktura, arsimi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Penalizohet Hamilton me minus 10 vende

    Lajmi i rradhës

    DW: A po e paralajmëron Varshava largimin e saj nga BE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë