Gashi: Jemi të gatshëm për bashkëpunim opozitar, por pa kushte

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se qytetarët dëshirojnë ndryshim dhe largimin BDI-së nga pushteti pas 20 viteve, përcjell Nistori.

    “Është obligim i secilit lider, i aktorëve politikë, aktivistëve, organizatave joqeveritare që ia dojnë të mirën këtij vendi, duhet të mblidhet vota. Mendoj se, Afrim Gashi është vetëm mjet në duart e partisë dhe të aktivistëve të vet. Egon time, bindjet e mia personale, nuk guxojnë me qenë pengesë që ne të bashkëpunojmë me tërë kampin opozitar, a kampi opozitar gjithmonë ka qenë më i madh se shumica”, deklaroi Gashi.

    Gashi tha se për hir të shpresës dhe punëve të mira, duhet të shfaqet gatishmëri, gjithë shqiptarët në këtë vend me ua mundësu ndryshimin.

    Gashi tha se ata janë të hapur për bashkëpunim me kampin opozitar, përfshirë këtu “Grupin e Zjarrit” dhe Lëvizjen Besa.

    “Po flas për atë dëshirën dhe veprimin politik që ne e shohim si të suksesshëm, si mundet të arrihet deri te qëllimi për të cilin po flasim. S’duhet me pas kushte”, deklaroi Gashi, duke shtuar se duhet një mobilizim më i madh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çdo i dyti nxënës në RMV bulizohet dhe diskriminohet në forma të ndryshme

    Lajmi i rradhës

    Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë