Gashi: BDI është fajtore që nuk arritëm ta kemi presidentin e parë shqiptar

    Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në një intervistë për RTK ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese. Gashi thekson se për ndryshimet kushtetuese koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE-ja kanë qëndrime të kundërta. Gashi më tej shtoi se duhet sa më shpejt të gjendet zgjidhje, pasi që siç thotë është në interes të përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, përcjell Nistori.

    “Ne kemi qëndrime të ndryshme me VMRO-në për këtë çështje. Partitë shqiptare qoftë pozitë, opozitë do t’i votonin ndryshimet kushtetuese menjëherë edhe pa kushte. Ne nuk kemi asnjë kusht dhe kemi propozimin francez i cili e kemi votuar në parlament. Kurdo që hapet besoj secili shqiptar e voton por VMRO-ja e cila ka marrë vota mbi ketë çështje dhe ka thënë se kjo çështje duhet të garantohet disi se po e ndryshojmë kushtetutën disa herë dhe nuk po ka garanca për mbyllje të këtyre kërkesave, do të mundohemi bashkarisht me ta të diskutojmë, me faktorin ndërkombëtarë të flasim e të gjejmë një zgjidhje sa më shpejt që e bëjmë dhe e gjejmë zgjidhje është në interes të përbashkët të shtetit tonë, të partive tona, të gjithë qytetarëve”, deklaroi Gashi.

    Gashi e bën BDI-në fajtore për moszgjedhjen e presidentit të parë shqiptar në këtë shtet, derisa thekson se përdorimi i plotë i gjuhës shqipe është po ashtu çështje që kërkon zgjidhje urgjente. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “KY ËSHTË HOLOKAUSTI NË GAZA”, studentët e UKIM-it në Shkup shprehën solidarizim me Palestinën

    Lajmi i rradhës

    Taravari: ne e kemi legjitimitetin e votave shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë