Gashi për kohën kur këndonte: e bëmë grupin pa asnjë denarë në xhep

    Këto ditë është bërë sërish i njohur grupi “Xhepat e zbrazët”, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon video e këngës ku Afrim Gashi bënte rep.

    Në TV Telma kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për atë periudhë. Ai tha se ishte në një kohë kur “Shunt dhe Kitç” dhe turbo folku kishin filluar të përhapeshin në vitet ’90 dhe ata qëndronin si pararojë e kësaj.

    “Me një muzikë shumë moderne “hip hop”, “rap” dhe “sound” dhe “soul” bëmë një kombinim, atëherë nuk u kuptuam mirë nga shumë, por pastaj ishte më mirë. Më kthyet në pjesën më të mirë të jetës sime. Grupin e bëmë pa asnjë denarë në xhep. Regjistruam në një studio të huazuar. Kështu që kur e kemi shitur albumin, i kemi kthyer paratë”, tha Gashi.

    Ndryshe, ai u zgjodh kryetar Kuvendi me 76 vota “për” i propozuar nga Koalicioni VLEN dhe i përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Këto tre koalicioni tashmë janë në negociata për formimin e qeverisë së re./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MASh: shkollat e mesme gati për realizimin e provimit të maturës shtetërore

    Lajmi i rradhës

    Perimet dhe frutat që nuk e durojnë dot njëra tjetrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë