Gashi: Pse kjo qeveri ka frikë nga lufta kundër korrupsionit!

    Afrim Gashi, kryetari i Alternativës, në komisionin për çështje kushtetuese, ka pyetur përfaqësuesit e pushtetit se përse në këtë propozim për ndryshimet kushtetuese nuk është përfshirë edhe propozimi i tyre për luftën kundër korrupsionit, përcjell Nistori.

    “Kush frikësohet nga mosvjetrimi i lëndëve të korrupsionit. Edhe sa Sasho Mijallkovë i keni që duhet t’i shpëtoni duke ua vjetruar lëndët e korrupsionit? A mos doni ta shpëtoni edhe Ramiz Merkon në këso mënyre? Më thoni ju lutem kush frikësohet në këtë shtet nga lufta kundër korrupsionit? A kemi të tillë edhe në këtë sallë edhe në këto banka. A nuk do të ishte Maqedonia e Veriut më europiane me këtë ndryshim? Natyrisht, kështu do ta kishin problem ata që e kanë mendjen te rrokja e parë e emrit të kontinentit, por qytetarët tanë do të ishin më të qetë, ndërsa politikanët do të kishin menduar dy herë para se të hyjnë në zonë të kuqe”, ka deklaruar Gashi.

    Ai ka thënë se atyre u intereson shumë të dinë se “përse kjo qeveri ka frikë nga lufta kundër korrupsionit”.

    Lajmi Paraprak

    A janë kancerogjene ëmbëlsuesit artificialë?

    Lajmi i rradhës

    Arjanit Hoxha e Bastri Bajrami pjesë e “frontit europian”? Osmani: Ia vlen të bisedohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë