Gashi: Pse takimi im me Zaevin i frikëson shërbimet LSDM – BDI?

    Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me fotografinë e cila po qarkullon nëpër media, ku ai shihet së bashku me ish kryeministrin Zoran Zaev. Gashi shkruan, se si lideri i Alternativës ka mandatin dhe detyrën që të takohet me të gjithë aktorët politik në vend dhe se nuk ka asgjë të mistershme nga takimi me Zoran Zaevin. Por, pyetja të cilin e parashtron Gashi është se, cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që e ndjekin atë?

    “Si lider i Alternativës, kam mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend. Kështu kam vepruar gjithnjë dhe kështu do të veproj edhe në të ardhmen. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev. E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?”, ka shkruar Gashi.

    Ndryshe, burimet e Nistorit thonë se Gashi është takuar gjatë ditës së djeshme në Strumicë me ish-kryeministrin Zaev. Nuk dihen arsyet dhe për çfarë është biseduar në atë takim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna Qendër ka dhënë 16 mijë kartela për parkim, ndërsa ka pesë mijë vendparkime

    Lajmi i rradhës

    Gjysma e popullatës në RMV janë të varur nga duhani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë