Gashi – Thaçi: Nuk do të kushtëzojmë, do të japim mbështetje

    Lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi, pret debat konstruktiv në takimin e thirrur të liderëve nga Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

    Sipas tij, do të ishte mirë që të arrihet konsensusi midis qeverisë dhe opozitës që përfundimisht dhe definitivisht të mbyllen bllokimet e rrugës eurointegruese të vendit. Në pyetjen nëse PDSh-ja do të vendos kushte për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, Thaçi ka thënë se propozimi I tyre është që të hiqet formulimi 20% nga Kushtetuta dhe se për këtë ka biseduar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

    “Mirë është që përfundimisht në Maqedoni të bisedohet edhe për identitetin e shqiptarëve, respektivisht për heqjen e formulimit “20%” dhe zëvendësimit me gjuhën shqipe, por në këtë rast PDSH-ja nuk vlerëson se kjo kërkesë duhet të kushtëzojë. Tani me rëndësi është të arrijmë konsensus për zhbllokimin e rrugës eurointegruese të vendit” – ka deklaruar lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi. 

    Kryetari i Alterantivës, Afrim Gashi, para takimit të sotëm të liderëve, ka deklaruar se nuk do të vendos asnjë kusht.

    “Alternativa qëndron 100% pas procesit eurointegrues të vendit dhe do të japim mbështetje që të hapen Kapitujt me BE-në. Nuk e di se cfarë do të bisedohet në takimin e sotëm. Nuk do të vëmë kushtëzime, në asnjë rast” – ka deklaruar Afrim Gashi. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Konjufca: Dorëheqjet e deputetëve serbë nuk e rrezikojnë Kuvendin

    Lajmi i rradhës

    “Të pasurit të paguajnë” | Samiti i klimës, kompensime nga vendet më të fuqishme!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë