Politika duhet të largohet nga gjyqësori, qeveria dhe partitë politike duhet të tregojnë vullnetin se janë të gatshme për të, por edhe gjyqtarët se janë të gatshëm ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, tha në një intervistë për AIM ambasadori evropian Dejvid Gir, përcjell Nistori.
Politika duhet të largohet nga gjyqësori, qeveria dhe partitë politike duhet të tregojnë vullnetin se janë të gatshme për të, por edhe gjyqtarët se janë të gatshëm ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, tha në një intervistë për AIM ambasadori evropian Dejvid Gir.
“Mund të keni misionin më të mirë të vlerësimit në botë me rekomandime të shkëlqyera, por varet nga vullneti politik i Qeverisë dhe i partive politike, si dhe nga vullneti i gjyqtarëve, nëse gjyqësori do të lejohet të bëjë punën e tij”, thotë. Gir.
Ai thekson se Delegacioni ndjek me kujdes zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, flet hapur për to dhe është i shqetësuar.
“Të gjithë kemi ndjekur me kujdes ngjarjet në Këshillin Gjyqësor në muajt e kaluar. Disa janë shumë të hapur për këtë, ne jemi të sinqertë dhe shumë të shqetësuar. Cili është detyrimi i Këshillit Gjyqësor? Detyra e Këshillit Gjyqësor është të mbrojë pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve, por disa nga ngjarjet në Këshillin Gjyqësor tregojnë se Këshilli nuk mund ta bëjë këtë. Pra, si shenjë e shqetësimit tonë, sepse ky organ është vendimtar kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, vendosëm të dërgojmë një mision vlerësues”, thotë Gir.
I pyetur nga AIM se çfarë do të bëjë misioni dhe çfarë do të ndodhë me gjetjet dhe rekomandimet e tyre, gjegjësisht nëse pret që ai të përmirësojë gjërat në gjyqësor, Gir thotë se rekomandimet që do të dalin nga misioni duhet të forcojnë Këshillin Gjyqësor që të bëjë punën e tij, e cila thotë ai, është mbrojtja e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve.
“Kjo do të thotë që ne dërgojmë njerëz në të njëjtat pozicione, pra gjyqtarë, njerëz që kanë qenë pjesë e këshillave gjyqësorë të vendeve të ndryshme anëtare të BE-së, të vijnë, të shohin se si është situata, të rishikojnë legjislacionin për të parë nëse ka dobësi të caktuara kur bëhet fjalë për transparencë, përgjegjësi penale, për t’u takuar me të gjithë aktorët për të parë se si zbatohet dhe më pas për të bërë rekomandime që duhet të forcojnë Këshillin për të përmbushur detyrimin e tij, i cili, siç thashë, është të mbrohet pavarësia, integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve”, theksoi ambasadori evropian Gir