Gjashtë shqiptarët më të rrezikshëm të arrestuar në ShBA, pritet të dëbohen

    Një person nën pranga / Fotografia është ilustrim imagjinar

    Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku rendit shtetasit e huaj të konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave, shkruan EN, përcjell Nistori.

    Në këtë listë janë të përfshirë edhe 6 persona me origjinë shqiptare.

    Agjentët po zbatojnë urdhrat për dëbime në shkallë të gjerë, duke nisur nga individët me historikun më të rëndë kriminal.

    Shqiptarët më të rrezikshëm në Amerikë janë konsideruar:

    Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni

    Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork

    Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah

    Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni

    Nga Kosova janë: Nikollë Lleshaj dhe Besart Hoxha

    Publikimi i këtyre emrave vjen si pjesë e operacioneve për identifikimin dhe largimin e personave të konsideruar si rrezik për sigurinë publike në SHBA.

    Lajmi Paraprak

    Në Maqedoni ka rreth 80 mijë kompani aktive

    Lajmi i rradhës

    Vetëm një qasje gjithëpërfshirëse mund të ndihmojë në përballimin e dezinformimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë