“Gjendja në burgjet e Maqedonisë së Veriut është alarmante”

    Ministri për Drejtësi, Igor Filkov, ka vlerësuar se institucionet për risocializim dhe rehabilitim janë në gjendje alarmante, pas vizitës së realizuar sot në burgun e Idrizovës.

    “Gjendja në burgje është alarmante. Risocializim dhe rehabilitim në kushte të këqija nuk mund të ketë”, deklaroi ministri Filkov.

    Ai u njoftua nga drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovankovski, në lidhje me problemet e zakonshme në burg dhe problemin që ndodhi një ditë më herët. Jovanovski theksoi edhe mungesën e hapësirave dhe personelit.

    “Në periudhën e ardhshme, është e nevojshme të merren masa konkrete për përmirësimin e gjendjes dhe kushteve në burgje”, vlerësoi Filkov.

    Ndryshe, kujdesi shëndetësor në INP Idrizovë ofrohet nga 1 mjeke dhe 2 infermierë, të cilët frekuentojnë institucionin e mbi 1000 të dënuarve, vetëm në disa orë gjatë ditës, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në muajin qershor. Nga atje, u publikuan gjetjet kryesore nga fushat në të cilat veprojnë – drejtësia, monitorimi dhe situatën në burgje dhe institucione psikiatrike, gjuha e urrejtjes, krimi i urrejtjes si dhe fusha të tjera.

    Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në raportin e fundit vëren mungesën e zbatimit të disa rekomandimeve në fushën e reformës së burgjeve dhe, në veçanti, në lidhje me situatën në Burgun e Idrizovës. KPT u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i zbatojnë këto rekomandime dhe të shmangin nevojën që Komiteti të lëshojë deklaratë publike. Raporti thekson nevojën e një vlerësimi për përdorimin e forcës ndaj të burgosurve. Komiteti vëren se fenomeni i mbipopullimit të burgjeve mund të trajtohet efektivisht nga një politikë e modulimit të numrit të personave të dërguar në burg dhe jo nëpërmjet një amnistie tjetër. Gjithashtu përmenden kushtet e këqija higjienike për të burgosurat femra dhe të miturit në paraburgim.

    Lajmi Paraprak

    “E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”

    Lajmi i rradhës

    Si shpjegohen incidentet nacionaliste në Euro 2024?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë