Gjermani, dega e ndërtimit ka nevojë për forca pune

    Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”.

    Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Müller. “Zvogëlimi i kontigjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit.”

    Rregulloja e Ballkanit Perëndimor: Kushte të thjeshtuara për vizën dhe lejen e punës

    Vendet e Ballkanit Perëndimor janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. “Migracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit”, thuhet në marrëvshjen e koalicionit. Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontigjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani. Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Pas bisedimeve në Paris, a u hap një kapitull i ri për paqe në Ukrainë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë