Gjermani, një ndër çdo pesë banorë me origjinë nga jashtë

    Gjermania është vend emigracioni. Siç njoftoi Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden thuajse një nga pesë qytetarë ka emigruar në Gjermani nga jashtë.

    Sipas llogaritjeve të bazuara në statistikat e regjistrimit të fundit të popullsisë në Gjermani nga rreth 82,7 milionë banorë që ka vendi 67,1 milionë kanë lindur këtu, kurse 15.6 milionë kanë ardhur nga jashtë. 40 për qind e këtyre emigrantëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane.

    Vendet nga të cilat ka ardhur numri më i madh i të huajve që jetojnë në Gjermani janë Polonia (12 për qind), Turqia (9 për qind) dhe Rusia (7 për qind). Siria dhe Ukraina përbëjnë secila nga 5 për qind të të huajve.

    Rritje e ndjeshme e numrit të ukrainasve

    Megjithatë numri i ukrainasve që kanë ardhur në Gjermani për të shpëtuar nga lufta ka vazhduar të rritet ndjeshëm që nga data e përfundimit të regjistrimit të fundit të popullsisë në maj të vitit 2022.

    Regjistrimi bazohet në një vlerësim kompleks të të dhënave dhe në një anketë me qytetarët, e cila organizohet rreth çdo dhjetë vjet. Rezultatet e publikuara gjenden edhe në internet në faqen e Zyrës Federale të Statistikave. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Regjistrimi i popullsisë – Çka tregojnë të dhënat?

    Lajmi i rradhës

    Për miqtë që ikin dhe e lënë rrugën në mes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë