Gjermania dhe disa shtete tjera të BE-së, ndërpresin kërkesat për azil nga Siria

    Foto: Lirim Shabani | Refugjatë sirianë të cilët mbërrijnë në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ku nisen drejt Serbisë (2015)

    Tre shtete të Evropës, Gjermania, Suedia dhe Austria, kanë sjellë vendim që të ndërpresin shqyrtimin e kërkesave për azil të sirianëve për shkak të zhvillimeve të atjeshme pas përmbysjes së Bashar al-Asadit, shkruan Reuters, përcjell Nistori.

    Agjencia për migracion e Suedisë bëri të ditur se ndërpret vendimet për azil dhe dëbimet. “Duke pasur parasysh situatën, është e pamundur të vlerësohen arsyet për mbrojtje në këtë moment”, deklaroi Karl Bekselius, drejtues i çështjeve juridike në agjenci.

    Gjermania poashtu ka suspenduar shqyrtimin e kërkesave për azil të sirianëve për shkak të “situatës së paqartë” në vend.

    Ministrja për Punë të Brendshme, Nensi Fezer deklaroi se “fundi i tiranisë brutale të diktatorit sirian Asad është një lehtësim i madh për shumë njerëz”. Por shtoi se “situata në Siri për momentin është shumë e paqartë”.

    Austria ka paralajmëruar se do t’i ndërpresë të gjitha kërkesat për azil nga shtetasit sirianë dhe do të fillojë program për deportimin e refugjatëve në Siri. 

    Ndryshe, mbi 800 mijë njerëz me shtetësi siriane jetojnë në Gjermani, ku shumica kanë ardhur si refugjatë pas vendimit të ish-kancelares Angela Merkel në 2015 për të lejuar mbi një milionë azilkërkues të hyjnë në Gjermani. Siria ishte vendi kryesor për azilkërkuesit në Gjermani këtë vit, me 72,420 kërkesa për azil të dorëzuara deri në fund të nëntorit, tregojnë të dhënat e BAMF. Rreth 47,270 kërkesa për azil nga sirianë mbeten të pavendosura. /Nistori/

      Lajmi Paraprak

      ÇMIMET ME TË VJETRËN / Nuk lirohen veturat e vjetra në RMV

      Lajmi i rradhës

      RMV, raportimi mediatik si çelës për ngritjen e vetëdijes për dhunën me bazë gjinore

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë