Gjorçev: Qeveria e re në Bullgari nuk do të ketë ndryshim të politikës ndaj Shkupit

    Ish-ambasadori në Bullgari Marjan Gjorçev, parashikon që sipas anketave të fundit, partitë e ndryshimit në Bullgari do të fitojnë më shumë vota, por nuk pret që ndonjë qeveri të thyejë stereotipet e konceptit bullgar, për të zgjidhur të ashtuquajturën çështje maqedonase. Ai nuk sheh shans për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, përveç nëse Bullgaria heq dorë nga vetoja joparimore, dhe zgjidhjen e sheh vetëm në angazhimin shtesë të BE-së dhe NATO-s. Gjorçev beson se mosmarrëveshja dypalëshe duhet të zgjidhet pa bllokuar fillimin e negociatave.

    “Këto dy institucione, Bashkimi Europian dhe Aleanca e NATO-s, do të duhet të bëjnë përpjekje shtesë për t’i treguar Republikës së Bullgarisë, se parandalimi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE, e parandalon politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe mosmarrëveshja dypalëshe midis Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të zgjidhet mbi parime krejtësisht të ndryshme, ashtu si zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kroacisë dhe Sllovenisë, ashtu si Serbia dhe Kosova dhe një numër problemesh të tjera që kanë vendet e BE-së. Në këtë kontekst, mund të presim që të dalim nga ajo spirale magjike të dëshmojmë diçka, duhet të themi qartë se Maqedonia nuk do të negociojë për diçka, që paraqet shkelje të vlerave europiane dhe të përpiqemi të zgjidhim mosmarrëveshjen dypalëshe në një kohë dhe hapësirë që do të jetë e mjaftueshme për të gjetur gjuhë të përbashkët. Europa është e tërë, vetëm kur është e tërë, dhe ne jemi pjesë e Europës pavarësisht nëse jemi anëtar të BE-së ose jo, por jemi kandidat, edhe atë kandidati më i vjetër me 16 vjet status të vendit kandidatit për anëtarësim në BE.

    Europa duhet të interesohet nëse konsideron se i gjithë kontinenti Europian është një fushë, ku ajo duhet të zgjerojë ndikimin e saj për të instaluar kapacitetin e saj ekonomik dhe politik, përndryshe ajo do të lejojë forca të tjera jashtë kontinentit Europian, që kanë interesa të promovojnë politikën e tyre, gjeopolitikën e tyre, dhe kjo për Europën do të ishte e padëshirueshme, nga aspekti i asaj se paraqet përqendrim të të gjitha forcave për rritjen, zhvillimin e Europës, si ekonomikisht dhe politikisht, por mbi të gjitha edhe në nivelin qytetar”, deklaroi Marjan Gjorçev- Ish Ambasador në Republikën e Bullgarisë.

    Lajmi Paraprak

    KRRE merr vendim për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni në RMV mbyt investimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë