Kreu i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes lokale dhe kryetari i Kisella Vodës Orce Gjorgjievski, në një intervistë për REL thekson se fuqia e kryetarëve të komunave është shumë e madhe dhe duhet të kufizohet. Në BNJVL po punohet në formimin e një trupi i cili do të propozojë ndryshim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me qëllim të vendosjes së mekanizmit që të mund të shkarkohet kryetarët e komunave para mbarimit të mandatit.
“E dini, tani problemi më i theksuar është në Shkup. Nesër problemi mund të shprehet në cilëndo komunë të Shkupit. Nuk mundet një njeri për shkak të arsyeve të tij të njohura ose çfarëdo frustrumi ta mbajë peng tërë qytetin, tërë komunën dhe kështu me radhë. Kryetarët e komunave, unë nisem prej vetes, sipas ligjeve ekzistuese për vetëqeverisje lokale, janë të paprekshëm, janë tepër të mbrojtur. Mund ta ndryshoni kryetarin e komunës në zgjedhje. Unë mendoj se duhet që të kufizohet fuqia. Atëherë edhe kryetari i komunës do ta dijë se mund të fillojë, por ndoshta nuk do t’i mbarojë mandati deri në fund të mandatit dhe është logjike se do të mendojë për diçka të realizojë. Ne kemi kryetarë komunash që katër vite i kanë kaluar mandatet në letargji, të cilët thënë popullorçe i kanë fjetur mandatet dhe nuk kanë kurrfarë dënimi, dënimi i vetëm janë zgjedhjet”, tha Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJV-së.