Gjuetarët në RMV në hall me koncesionerët!

    Sezoni i gjuetisë në Dibër dhe rajon, përsëri karakterizohet me problemet që ishin prezent gjatë disa viteve të fundit mes gjuetarëve lokal dhe koncesionerëve. Shoqata e gjuetarëve dibran “Stogova 2”, ka informuar se edhe sezoni i gjuetisë i këtij viti, dominohet nga dëshirat e koncesionerëve të cilët sipas tyre nuk korrespondojnë me kontratat që kanë ata me ministrinë kompetente dhe janë në dëm të gjuetisë sportive. Këta probleme kanë ndikuar negativisht si në drejtim të uljes të numrit së gjuetarëve lokal por edhe në drejtim të mosushqimit të kafshëve të egra në rajonet që i kanë nën koncesion, koncesionerët “Kanesh Stogovo” dhe “Virgjinia”.

    Kryetari i shoqatës të gjuetarëve dibran “Stogova 2”, Roland Vojnika për gazetën Koha thotë se nga fillimi i sezonit të gjuetisë, respektivisht 15 shtatori, koncesionerët përsëri nuk janë korrekt me gjuetarët dibran.

    “Bëhet fjalë për probleme që kanë të bëjnë me mënyrën e gjuetisë e cila nga ana e koncesionerëve bëhet gjueti ekonomike dhe jo gjueti sportive. Poashtu koncesionerët nuk respektojnë kontratën me ministrinë që ka të bëjë me sigurimin e ushqimit nëpër malet për kafshët e egra, por edhe mënyrën e gjuetisë. Ne si shoqatë kemi reaguar më parë por edhe këtë vit për këtë situatë jo vetëm që problemet kanë ngelur të njëjta, por ata edhe janë shtuar. Këtë sezon koncesionerët kanë zvogëluar territorin e gjuetisë në malet në lokalitetet Mogorçë, Melniçan dhe Osoj”, thotë kryetari i shoqatës “Stogova 2”, Roland Vojnika duke shtuar se problemi në fjalë kanë ndikuar edhe në uljen e gjuetarëve sportive të Dibrës dhe rajonit.

    “Në shoqatë kemi 180 gjuetarë, por për shkak të problemeve në fjalë, aktiv këtë sezon janë vetëm afro 40. Kjo do të thotë se anëtarët e shoqatës nuk janë dakord me koncesionerët që punojnë sipas dëshirave të tyre e veçmas koncesionerët nga Shkupi ‘Kanesh Stogova’. Ne si shoqatë kemi mundësi financiare të bëjmë edhe vendosjen e ushqimit për kafshët e egra në mal, por koncesionerët përveç asaj që nuk bëjnë ushqimin e kafshëve nuk lejojnë që atë aktivitet të bëjmë na si shoqatë”, thotë Vojnika.

    Biseduam edhe me disa anëtarë të tjerë të shoqatës të cilët thonë se për shkak të mungesës të ushqimit, arushat paraqiteshin vitin e kaluar nëpër fshatrat e Rekës dhe Dibrës dhe kjo situatë është prezentë edhe këtë sezon. Po sipas tyre, koncesionerët vendosin çmimet për gjueti me një rritje të lartë.

    Nga ana tjetër koncesionerët theksojnë se ata realizojnë koncesionet sipas kontratës që kanë me Ministrinë e Bujqësisë. Aktualisht në të gjithë territorin e maleve të Dibrës gjuetia ka filluar për disa kafshë siç janë derri i egër, lepuri, kaprolli etj. Në territorin e koncesionerëve mund të shihen shpesh grupe gjuetarësh nga disa qytete te vendit, por numri i gjuetarëve lokal dhe rajonal është shumë i vogël. Sipas shoqatës të gjuetarëve dibran, gjuetarët nga disa qytete të tjera të vendit e veçmas nga Shkupi bëjnë gjuetinë e derrit të egër sidomos për të shitur mishin i cili në treg ka çmim të lartë, që do të thotë gjuetia ka karakter ekonomik e jo sportiv.

    Lajmi Paraprak

    LETRA E AHMETIT / Mickoski: ai ankohet për gjykatësit që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së

    Lajmi i rradhës

    Sindikata trysni për pagat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë