Gjykatat themelore në vitin 2022 kanë punuar me një të tretën më pak gjykatës

    Sipas raportit vjetor për punën e gjykatave të Këshillit Gjyqësor në vitin 2022, nga gjithsej 27 gjykata themelore në të gjithë vendin, 14 janë azhurne, ndërsa 13 joazhurne. Ky vlerësim bazohet në diferencën ndërmjet numrit të lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura në vit. Domethënë, gjykatat që kanë zgjidhur më shumë nga lëndët e pranuara gjatë vitit janë azhurne, ndërsa ato që kanë dështuar dhe kanë shtuar numrin e lëndëve të mbetura jo azhurne, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Pra, ndër lëndët më të azhurnuara, gjegjësisht numri i lëndëve të mbetura është zvogëluar më së shumti në Gjykatën Themelore në Gostivar – 649, kështu që çdo gjykatës aktiv ka përfunduar mesatarisht 1.968 lëndë, ndërsa në mesin e lëndëve të pazgjidhura, ato të deritanishme, siç është Gjykata Themelore në Tetovë, edhe pse ka zgjidhur 3.906 lëndë për gjykatës, megjithatë, ajo nuk është azhurne dhe ka numër të madh të 1.223 lëndëve. Nëse marrim parasysh zonat e apelit, më azhurne është Zona e apelit Gostivar ku çdo gjykatës aktiv ka zgjidhur mesatarisht 2.829 lëndë, por në të njëjtën kohë është një nga zonat më të populluara të apelit me 65 për qind dhe 13,7 gjykatës aktivë për 100 mijë banorë.

    Në nivel shtetëror mesatarisht çdo gjykatës aktiv në gjykatat themelore në vitin 2022 ka zgjidhur mesatarisht 2.133 lëndë, në GJTH Resnjë, e cila është vlerësuar si azhurne, çdo gjykatës ka zgjidhur mesatarisht 1.419 lëndë, ndërsa në GJTH Manastir, e cila është vlerësuar azhurne, çdo gjykatës ka zgjidhur 2.320 çështje.

    Regjistrimi i vitit 2021 hapi edhe një çështje tjetër, që është vendosja e rrjetit gjyqësor në vend. Kështu, GJTH Gostivar ka 21,2 gjykatës për 100 mijë banorë dhe është azhurne, ndërsa GJTH Prilep ka 6,8 gjykatës për 100 mijë banorë dhe nuk është azhurne.

    Nga të gjitha gjykatat themelore në vitin 2022, vetëm një ka punuar me kapacitet 100 për qind pas sistematizimit. Është GJTH Negotinë e cila pas sistematizimit është dashur të punojë me pesë gjykatës dhe sipas Raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor ka pasur pesë gjykatës aktivë. Çdo gjykatës në Gjykatën Themelore Negotinë ka zgjidhur mesatarisht 1.419 lëndë dhe në fund të vitit kjo gjykatë ka reduktuar numrin e lëndëve për 318. Për krahasim, në Gjykatën Themelore në Strugë çdo gjykatës ka zgjidhur mesatarisht 2.718 lëndë, por në fund të vitit numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur për 1.259.

    Në vitin 2022, në gjykatat themelore në të gjithë vendin kishte gjithsej 288 gjykatës aktivë, që do të thotë se secili u shërbeu mesatarisht 6.364 banorëve, ose mesatarisht 15,7 gjykatës për 100.000 banorë.

    Por, GjTH e Negotinës është një përjashtim i rrallë pozitiv në mesin e gjykatave, kështu që përderisa të gjitha gjykatat kanë punuar mesatarisht me rreth 2/3 e kapacitetit, ka nga ato që kanë qenë gjysma e kapacitetit të kërkuar, madje disa edhe pa gjykatës aktivë, që me siguri kanë punuar me gjykatës të deleguar nga gjykata të tjera. Kështu, GJTH Dellçevë edhe pse në vitin 2022 nuk kishte asnjë gjykatës aktiv, sipas raportit të Këshillit Gjyqësor, ka zgjidhur 5.012 lëndë. Por edhe me kaq shumë lëndë të zgjidhura, sipas Raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor, sipas punës, kjo gjykatë është vlerësuar joazhurne në vitin 2022.

    Sipas evidencës së pozitave të plotësuara gjyqësore në gjykatat e vendit në fillim të vitit 2022 ka 20 gjykatës më pak krahasuar me një vit më parë 2021. Në fund të vitit 2022, janë 68 gjykatës më pak krahasuar me fundin e vitit 2021. Mesatarisht, në vitin 2021 mund të merret një shifër prej 493 gjykatës, e në vitin 2022 449 gjykatës ose 44 gjykatës më pak.

    Mesatarisht, të gjitha gjykatat themelore në nivel të shtetit në vitin 2022 kanë punuar me dy nga tre gjykatës të nevojshëm sipas sistematizimit, respektivisht nga 456 gjykatës të parashikuar sipas sistematizimit janë plotësuar rreth 63 për qind.

    Këshilli Gjyqësor si arsye për reduktimin e gjykatësve edhe daljen natyrale në pension për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie, si dhe mungesën e kushteve ligjore për përzgjedhjen e gjykatësve të rinj, duke marrë parasysh se nuk ka kandidatë që kanë përfunduar Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.

    Numri i gjykatësve në vend ka qenë në rënie të vazhdueshme në vitet e fundit nga 499 në vitin 2019, në 493 më 2020, 473 më 2021, në 449 gjykatës në vitin 2022. 

    Gjykatat e Zonës së Apelit Shkup kanë nisur vitin 2022 me 38.200 lëndë të pazgjidhura, ndërsa ka pranuar 259.034 lëndë të reja. Prej tyre janë zgjidhur 254.135 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 43.099 lëndë. Me kapacitet prej 69,9 për qind dhe mesatarisht 1.540 lëndë të zgjidhura për gjykatës, gjykatat themelore të Zonës së Apelit në Shkup nuk kanë përballuaar fluksin e lëndëve dhe kanë rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 4.899 lëndë në nivel të zonës së apelit.

    Megjithatë, nga nëntë gjykatat themelore në këtë zonë të apelit, shtatë janë azhurne, ndërsa Gjykatat Penale dhe Civile në Shkup janë vlerësuar joazhurne

    Gjykata Themelore Veles vitin 2022 e ka nisur me 2737 lëndë të pazgjidhura, ka pranuar 25443 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 25.555 lëndë, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 2.625 lëndë. Sipas kësaj, ajo ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka reduktuar numrin e lëndëve të pazgjidhura për 112 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore e Velesit vlerësohet azhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 18 gjykatës, ndërsa në vitin 2022 ajo ka punuar me kapacitet prej 77 për qind ose 14 vende për gjykatës.

    Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, nga 6 marsi i këtij viti në Gjykatën e Velesit janë aktivë 13 gjykatës, njëri prej të cilëve është kryetar i gjykatës. Pozitat e dy të tjerëve janë në

    pushim. Sipas kësaj, numri i vendeve të zbrazëta është 3. Ndërkohë, një gjykatës do të dalë në pension.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë bashkë me nëpunësit gjyqësor, nëpunësve teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 65 persona.

    GJTH Veles, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 59.638 banorëve. Prandaj, GJTH Veles në vitin 2022 ka pasur një gjykatës për 4,259 banorë, ose rreth 23,4 gjykatës për 100.000 banorë.

    Gjykata Themelore Kumanovë vitin 2022 e ka nisur me 3 606 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 36 575 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 36680 lëndë, ndërsa të pazgjidhura 3501 lëndë. Sipas kësaj, ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka ulur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 105 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore e Kumanovës vlerësohet azhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 34 gjykatës, ndërsa në vitin 2022 ka punuar me 58 për qind të këtij numri, pra me 20 gjykatës.

    Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, nga 6 marsi i këtij viti në GJTH në Kumanovë janë aktivë 18 gjykatës, ndërsa pozitat e dy gjakatësve janë në pushim. Në përputhje me këtë, numri i pozitave të zbrazëta është 14, ndërsa është shpallur konkursi për dy gjykatës.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë bashkë me nëpunësit gjyqësor, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorëve arrin në 135 persona.

    GJTH Kumanovë, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 123.913 banorëve. Sipas kësaj, GJTH Kumanovë në vitin 2022 kishte një gjykatës për 6,195 banorë, ose rreth 16,1 gjykatës për 100,000 banorë.

    Gjykata Themelore Penale Shkup vitin 2022 e ka nisur me 13 064 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 112 012 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 109.183 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 15.893 lëndë. Sipas kësaj, ajo nuk ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 2829 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore Penale Shkup vlerësohet joazhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 70 gjykatës dhe në vitin 2022 ka punuar me kapacitet prej 68 për qind, resopektivisht me 48 gjykatës. 

    Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, deri më 6 mars i këtij viti në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit janë aktivë 48 gjykatës, njëri prej të cilëve është kryetar i gjykatës. Në përputhje me këtë, numri i pozitave të zbrazëta është 22, ndërsa është shpallur konkurs për dy gjykatës. Tre gjykatës, ndërkohë do të duhet të dalin në pension.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë së bashku me nëpunësit gjyqësor, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 338 persona.

    Gjykata Penale Shkup, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 607.007 banorëve. Prandaj, në vitin 2022, Penalja Shkup ka punuar me një gjykatës për 12,645 banorë, ose rreth 7,9 gjykatës për 100,000 banorë.

    Gjykata Themelore Civile Shkup vitin 2022 e ka nisur me 15 194 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 46 125 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 43.261 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 18.058 lëndë. Sipas kësaj, ajo nuk ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 2864 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore Civile e Shkupit vlerësohet joazhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 77 gjykatës, ndërsa në vitin 2022 ka punuar me 74 për qind të këtij numri, respektivisht me 57 gjykatës.

    Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, nga 6 marsi i këtij viti në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit janë aktivë 53 gjykatës, njëri prej të cilëve është zgjedhur kryetar i gjykatës. Në përputhje me këtë, numri i vendeve të zbrazëta është 24, ndërkohë dy gjykatës duhet të dalin në pension.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë bashkë me nëpunësit gjyqësor, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 308 persona.

    Gjykata Civile e Shkupit, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 607.007 banorëve. Sipas kësaj, Gjykata Civile e Shkupit ka punuar me një gjykatës për 10.649 banorë në vitin 2022, ose rreth 9,3 gjykatës për 100.000 banorë.

    Gjykata Themelore Manastir vitin 2022 e ka nisur me 4 611 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 30 669 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 30169 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 5111 lëndë. Sipas kësaj, ai nuk ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 500 lëndë.

    Në vitin 2022 Gjykata Themelore e Manastirit vlerësohet joazhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë parashikohen 25 gjykatës dhe sipas raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor janë plotësuar 52 për qind, pra ka punuar vetëm me 13 gjykatës.

    Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, nga 6 marsi i këtij viti në GJTH Manastir janë aktivë 12 gjykatës, ndërsa pozitat e dy prej tyre janë në pushim. Në përputhje me këtë, numri i pozitave të zbrazëta është 11, ndërsa është shpallur konkurs për një gjykatës. Gjithashtu, një gjykatës do të dalë në pension.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë së bashku me nëpunësit gjyqësore, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 111 persona.

    GJTH Manastir, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 100.355 banorëve. Sipas kësaj, GJTH Manastir në vitin 2022 kishte një gjykatës për 7.719 banorë, ose rreth 13 gjykatës për 100.000 banorë.

    GJTH e Strugës vitin 2022 e ka nisur me 3 597 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 17 569 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 16310 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 4856 lëndë. Sipas kësaj, ajo nuk ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 1259 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore e Strugës vlerësohet joazhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 15 gjykatës dhe në vitin 2022 ka punuar me 40 për qind të gjykatësve të nevojshëm, respektivisht me plotësimin e 6 pozitave të gjykatësve.

    Sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor, në GJTH të Strugës nga 6 marsi i këtij viti janë aktivë 5 gjykatës, njëri prej të cilëve është kryetar i gjykatës. Në përputhje me këtë, numri i vendeve të zbrazëta është 10. Edhe pse një gjykatës do të duhet të pensionohet, nuk është shpallur konkurs për asnjë.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykata, së bashku me nëpunësit gjyqësorë, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 55 persona.

    GJTH Strugë, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 53.339 banorëve. Sipas kësaj, në vitin 2022, GJTH Strugë ka pasur një gjykatës për 8889 banorë ose rreth 11.2 gjykatës për 100.000 banorë.

    Gjykatat nga Zona e Apelit Gostivar vitin 2022 e nisën me 12,869 lëndë të pazgjidhura, ndërsa kanë marrë 125,827 lëndë të reja. Kanë zgjidhur 124,490 lëndë, ndërsa 14,206 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura. Me kapacitet prej 64,7 për qind dhe mesatarisht 2,829 lëndë të zgjidhura për gjykatës, gjykatat themelore të Zonës së Apelit të Gostivarit nuk arritën të përballojnë fluksin e lëndëve në vitin 2022 dhe e rritën numrin e lëndëve të pazgjidhura për 1,337 lëndë në nivel të zonës së apelit. Nga gjithsej katër gjykata themelore në këtë zonë, gjysma janë vlerësuar azhurne, ndërsa gjysma joazhurne.

    Gjykata Themelore Gostivar vitin 2022 e ka nisur me 7 483 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 34 786 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 35435 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 6834 lëndë. Sipas kësaj, ajo ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka zvogëluar numrin e lëndëve të pazgjidhura për 649 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore e Gostivarit vlerësohet azhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 24 gjykatës, nga të cilët janë plotësuar 18 vende gjykatësi, respektivisht në vitin 2022 ka punuar me 75 për qind të numrit të nevojshëm.

    Sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor, në GHTH të Gostivarit nga 6 marsi i këtij viti janë aktivë 17 gjykatës, njëri prej të cilëve është zgjedhur kryetar i gjykatës. Pozitat e dy prej tyre janë në pushim. Në përputhje me këtë, numri i vendeve të zbrazëta është 5.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë bashkë me nëpunësit gjyqësorë, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë dhe punëtorët arrin në 112 persona.

    GJTH e Gostivarit, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 84.654 banorëve. Sipas kësaj, GJTH Gostivar në vitin 2022 kishte një gjykatës për 4703 banorë ose rreth 21.2 gjykatës për 100 mijë banorë.

    Gjykata Themelore Dibër vitin 2022 e ka nisur me 492 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 10 843 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 10.925 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 410 lëndë. Sipas kësaj, ajo ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka zvogëluar numrin e lëndëve të pazgjidhura për 82 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore e Dibrës vlerësohet azhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 5 gjykatës, e në vitin 2022 ka punuar me 60 për qind të numrit të kërkuar, respektivisht me 3 vende të plotësuara gjykatësi. Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, nga 6 marsi i këtij viti në GJTH Dibër janë aktivë 3 gjykatës, njëri prej të cilëve është kryetar i gjykatës. Po ashtu, pozita e një gjykatësi të kësaj gjykate është në pushim. Në përputhje me këtë, ka një vend të zbrazët.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë bashkë me nëpunësit gjyqësor dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 26 persona.

    GJTH Dibër, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 19,132 banorëve. Sipas kësaj, GJTH Dibër në vitin 2022 ka pasur një gjykatës për 6,377 banorë, ose rreth 15,6 gjykatës për 100,000 banorë.

    Gjykata Themelore Kërçovë vitin 2022 e ka nisur me 2 513 lëndë të pazgjidhura, në punë ka marrë 20 371 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 19526 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 3358 lëndë. Sipas kësaj, ajo nuk e ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka rritur numrin e lëndëve të prapambetura për 845 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore e Kërçovës vlerësohet joazhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 13 gjykatës, ndërsa në vitin 2022 ka punuar me tetë gjykatës, respektivisht kapacitet prej 61 për qind.

    Sipas të dhënave nga Këshilli Gjyqësor, nga 6 marsi i këtij viti në GJTH të Kërçovës janë aktivë 6 gjykatës, njëri prej të cilëve është kryetar i gjykatës. Në përputhje me këtë, numri i vendeve të zbrazëta është 7. Ndonëse dy gjykatës do të duhet të dalin në pension, nuk janë shpallur konkurse.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë së bashku me nëpunësit gjyqësor, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 63 persona.

    GJTH Kërçovë, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 49.780 banorëve. Sipas kësaj, GJTH Kërçovë në vitin 2022 ka pasur një gjykatës për 6.222 banorë, ose rreth 16 gjykatës për 100.000 banorë.

    Gjykata Themelore Tetovë vitin 2022 e ka nisur me 2 381 lëndë të pazgjidhura, ka marrë 59 827 lëndë. Nga ky fond i punës janë zgjidhur 58604 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 3604 lëndë. Sipas kësaj, ajo nuk ka përballuar fluksin e lëndëve dhe ka rritur numrin e lëndëve të pazgjidhura për 1223 lëndë.

    Në vitin 2022, Gjykata Themelore e Tetovës vlerësohet joazhurne.

    Pas sistematizimit, në këtë gjykatë janë parashikuar 26 gjykatës, nga të cilët në vitin 2022 janë plotësuar 15 pozita gjykatësi, që do të thotë se ka punuar me rreth 57 për qind të numrit të nevojshëm të gjykatësve.

    Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, deri më 6 mars të këtij viti në GJTH Tetovë janë aktivë 14 gjykatës, ndërsa pozita e njërit është në pushim. Në përputhje me këtë, numri i vendeve të zbrazëta është 11, ndërsa është shpallur konkurs për një gjykatës. Dy gjykatës, gjithashtu do të duhet të dalin në pension.

    Numri i përgjithshëm i të punësuarve në gjykatë së bashku me nëpunësit gjyqësor, nëpunësit teknikë dhe pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe punëtorët arrin në 139 persona.

    GJTH Tetovë, sipas regjistrimit të vitit 2021, u ka shërbyer gjithsej 166.898 banorëve. Sipas kësaj, në vitin 2022, GJTH Tetovë ka pasur një gjykatës për 11,126 banorë, ose rreth 9 gjykatës për 100,000 banorë.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Bullgaria duhet të kërkoj falje për dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Mbahen karnavalet ilire në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë