Një grup grash në Herat i janë përkushtuar vazhdimit të një tradite shekullore pothuajse të haruar të gdhendjes së drurit që është unike për Afganistanin, shkruan REL.
Një grup prej katër femrash i janë përkushtuar ruajtjes së traditës së lashtë të gdhendjes së drurit, në një rajon malor dhe të largët të Afganistanit lindor.
Gjatë dekadave të fundit, këta zejtarë tradicionalë janë zvogëluar në numër për shkak të faktorëve të ndryshëm si migrimi, përdorimi i plastikës dhe çelikut për të zëvendësuar drurin dhe interesimi në rënie për t’u marrë me zeje tradicionale.