Gratë në gazetari shpesh janë në shënjestër të kërcnimeve dhe sulmeve seksiste

    Sipas regjistrit të sulmeve ndaj gazetarëve të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 14 kërcënime më serioze për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve medial, prej të cilëve, më shumë se gjysma janë ndaj gazetareve, përcjell Nistori.

    Mizogjeni, siç thuhet në publikimin “14 Sulme ndaj gazetarëve, 14 shkelje mbi demokracinë”, e kombinuar me dhunën në internet, janë një kërcënim real për pjesëmarrjen e grave në gazetari dhe komunikim publik në epokën digjitale.

    “Me përdorimin në rritje të platformave digjitale, gazetarët përballen me rrezikshmëri në punën e tyre dhe gjithnjë e më shpesh me sulme seksiste. Sfera në internet përmban shembuj të kërcënimeve, shantazheve, gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit kundër gazetarëve të caktuar”, thuhet në publikim.

    Në mesin e gazetarëve të cilët ishin në shënjestër të sulmve vitin e kaluar përfshirë Iskra Koroveshovska, Natasha Stojanovska, Aneta Dodevska, Almedina Ismajli dhe Miroslava Burns. Të gjithë ishin në shënjestër ndaj mesazheve fyese dhe kërcënuese, të cilat në vetvete nuk morën mbrojtjen sistematike që e meritonin.

    Ndryshimet në Kodin Penal janë në proces e sipër, përderisa kufizimet shoviniste godasin fort edhe në gazetari. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mënyrat më të mira për të shpëtuar fëmijët tuaj nga varësia ndaj teknologjisë

    Lajmi i rradhës

    Melankolia e ndrydhur në muzgun e jetës angleze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë