Grubi me valixhe kërkoi dorëheqjen e liderëve të “VLEN-it”, i përgjigjet Bilall Kasami

    Artan Grubi nga “Fronti Europian” dje në një konferencë për shtyp së bashku me Skender Rexhepi – Zejdi, kërkuan dorëheqjen e krerëve të koalicionit “VLEN”, pas rezultatit në zgjedhjet presidenciale.

    Grubi para Komunës së Çairit u paraqit me valixhe, duke theksuar se “kryetarët e partive të koalicionit “VLEN” duhet të shkojnë në shtëpi”, përcjell Nistori.

    “E di mor shoku ta di dhe pozitën, po shih sa bukur është top lista, tani merre valixhen edhe ec te shpia! Valixhja është e vogël se kaq të vogla janë punët e tyre, por siç tha edhe Skënder Rexhepi Zejdi le ta mbajnë fjalën një herë në jetën e tyre, le të dorëhiqen ashtu siç thanë, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën le ta marrin këtë valixhe po ua lë bashkish dhe le të shkojnë ka shpia”, tha Grubi para Komunës së Çairit.

    Ndërsa sot kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, i është përgjigjur Artan Grubit. Kasami i quan veprime të ulëta atë që dje e bëri Grubi nga Fronti Europian. Sipas Kasamit, më 8 maj Grubi do ta marrë përgjigjet nga shqiptarët.

    “Ne do t’i themi Artan Grubit sa më shpesh të dalë në opinion e di mirë ai dhe shqiptarët çfarë do të thotë dalja e tij në opinion, sa më shumë të jetë në opinion dhe sa më shumë të na sulmojë, ne jemi me shqiptarët dhe do të vazhdojmë të jemi me shqiptarët dhe qëllimi ynë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve ndërsa qëllimi Artan Grubit është hakmarrja ndaj shqiptarëve. Shqiptarët më 8 maj nuk do ta lejojnë këtë dhe sigurisht me 8 maj do ta shohim se cila do të jetë përgjigja shqiptarëve për këta provokime të ultë të tipit të Artan Grubit”, tha Kasami.

    Çështja e dorëheqjeve u bë aktuale nga Kreshnik Bekteshi i BDI-së, i cili kërkoi nga të gjitha partitë politike të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbin të mos merren më me politikë.

    Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Bekteshi ua kujtojë deklaratën, por përfaqësuesit e VLEN-it nuk kanë bërë ndonjë lëvizje, por vetëm kanë thënë se përgjigjen do ta marrin më 8 maj./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

    Lajmi i rradhës

    Bleu veturë luksoze, nis procesi gjyqësor ndaj Ramiz Merkos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë