Grubi: Tetovës i ka hije Teuta Arifi dhe ajo do të jetë kandidate për këtë komunë

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i shoqëruar nga ministrat Naser Nuredini, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministrat Ilir Hasani e Bekim Rexhepi kanë vizituar komunën e Tetovës ku janë pritur nga kryetarja e komunës Teuta Arifi, përcjell Nistori.

    Grubi tutje theksoi se ai dhe gjithë BDI qëndrojnë prapa Teuta Arifit dhe komunës së Tetovës dhe se Arifi është një zonjë e hekurt e cila po i prinë Tetovës në ndryshimin që po i ndodh qytetit në historinë e vet në këto 8 vitet e kaluara.

    “Një zonjë si Teuta po vihet në ballë në betejën për tetovarët me Covid-in duke hapur qendra të reja të vaksnimit, duke siguruar vaksina, duke luftuar për nxënësit në shkolla dhe kjo është ajo që i duhet Tetovës. Tetuta Arifi është aktuale kryetare e Tetovës do të jetë kryetare aktuale e Tetovës edhe pas zgjedhjeve së 17 tetorit, për arsye se këtë e dëshirojnë tetovarët për arsye se kështu janë përcaktuar tetovarët në të gjithë anketat që i kemi bërë pa asnjë dyshim. Tetovës i duhet Teuta Arifi sepse i ka hije Tetovës”, u shpreh Grubi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kush janë 20 ushtritë më të fuqishme në botë

    Lajmi i rradhës

    Sulmet ngadalësojnë evakuimin e afganëve drejt Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë