“Gruevski një ditë do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin”

    “Sistemi ynë gjyqësor është i çliruar nga ndikimi politik”, thekson në intervistën për “Di Prese”, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me azilin në Hungari të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është i dënuar ligjërisht në vendin tonë.

    Kovaçevski thekson se Gruevski është dënuar dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe procedura të tjera.

    “Çështja e azilit politik në Hungari u drejtohet politikanëve hungarezë, jo mua. Një ditë ai do të duhet të kthehet dhe të përballet me dënimin e tij”, shtoi Kovaçevski për gazetën austriake.

    Lajmi Paraprak

    Jep dorëheqje i sanksionuari i ShBA-së nga Bosnja

    Lajmi i rradhës

    Biden akuzon Rusinë për “gjenocid” në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë