Grupi i protestuesëve: Masat janë të pamjaftueshme, kemi 5 kërkesa!

    Grupi inciator i protestës për rritjen e çmimeve, i ka cilësuar si të pamjaftueshme masat e mara deri më tani nga qeveria, në paketën e mbrojtjes sociale.

    Përmes një deklarate për shtyp, ata kërkojnë 5 masa të tjera konkrete, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm jetesën e qytetarëve të cilët janë prekur nga rritje e çmimeve.

    “Kërkesat dhe propozimet tona, të përpiluara me grupet e interesit,për të përballuar në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme këtë krizë si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e tregut dhe mbështetjen e biznesit, janë si në vijim:

    Heqje i taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi gmimin e karburantit.

    Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.

    Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

    Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës.

    Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve”, theksohet në deklaratë.

    Sipas grupit të protestueseve nesër protesta do të nisë me marshim drejt kryeministrisë, por nëse s’do ketë reagim nga ana e qeverisë, do ketë përshkallëzim duke qendruar në shesh. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Scholz bisedon me Putinin dhe i kërkon armëpushim në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Görlach Global: Lufta e Ukrainës, pse Kina ngurron të ndërmjetësojë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë