Grupi i Zjarrit: Nuk është e vërtetë se do të bëhemi pjesë e partisë Besa

    Të pakënaqurit brenda BDI-së, të cilët në publik njihen si ‘Grupi i Zjarrit’ dhe të cilët që nga e shtuna e kaluar, funksionojnë si fraksion brenda BDI, kanë demantuar spekulimet se ata do të përfshihen në partinë Besa, njofton Nistori.

    Lajmin e remë se ata do të bëhen pjesë e subjektit Besa, që e publikuan disa media maqedonase, e quajnë të pavërtetë, ndërsa shtojnë se lufta për demokratizimin, transparencën, vendosjen e meritokracisë dhe të llogaridhënies brenda Bashkimit Demokratik për Integrim do të intensifikohet në javët në vazhdim.

    “”Grupi i Zjarrit” me përkrahjen e 1/3 së votuesve të BDI-së nuk mund ta ketë vendin jashtë BDI-së, por jashtë e kanë vendin ata që nuk kanë as votues, dhe as vepra të realizuara pas vehtes, prandaj ata duhet të largohen dhe të krijohet mundësi për kuadro të ri profesional që e njohin dhe duan BDI-në”, thonë nga ky fraksion.

    Ndryshe, “Grupi i zjarrit” ka zhvilluar disa takime muajve të fundit me Ali Ahmetin, kështu duke kërkuar llogari nga ministrat e BDI, me theks të veçantë nga Artan Grubi. Diskutimet, sipas të pakënaqurve të BDI-së, nuk kanë përmbushur pritshmëritë e tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Llaskarca”, pyetjet në gjyq nuk iu pëlqejnë avokatëve të “Durmo Tours”

    Lajmi i rradhës

    Perimet kryesore të prillit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë